Komisioni i Ekonomisë miraton kredinë gjermane
TIRANE- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar marrëveshjen e kredisë me vlerë 2.6 milionë euro që banka gjermane KFW jep për zhvillimin e ndërmarjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri. Bëhet fjalë për një kredi të butë, me interes 0.75 për qind në vit dhe afat shlyerje 40 vjet. Përfitues të kësaj kredie do të jenë ndërmarjet e vogla dhe të mesme në qytet dhe fshat, përfshi këtu shoqëritë bujqësore. Zhvillimi i SME-ve është shumë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, pasi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë rreth 95 për qind të totalit të biznesit në Shqipëri.(m.a/News24/BalkanWeb)