“Goja e Botës“, librii fundit nga Zija Cela
TIRANë- Një vit pas botimit të romanit "Sos, një buzëqeshje" shkrimtari Zija Cela i dhuron lexuesit romanin e ri, "Goja e Botës", i cili u prezantua sot në mjediset e Teatrit të Metropolit në Tiranë.
Në këtë roman, Cela flet për qytetin imagjinar të Fifarës ku personazhet dhe ngjarjet e vendosur në skenë janë frymëzuar nga Hamleti, ku për komunikimin njerëzor, nuk ka nevojë për shtirje dhe as për poza.
"Mbas 20 vjetësh, mendoj që njerëzimi ka një mur të përjetshëm, kurrizi i njeriut, pasi sa herë që dy njerëz i kthejnë shpinën njëri - tjetrit, kanë ngritur në mes një mur mes tyre ku ndërpritet komunikimi, dashuria, marrdhëniet, etj", rrëfen autori.
Duke e konsideruar veten si një shkrimtar realist që shkruan për realitetin absurd, çela shprehet se, nuk është kundër letersise rozë, apo të ashtuquajturës letërsia e shezlongjeve.
Romanin "Goja e Botës" kritika e ka cilësuar si të fundit të një triptiku që nis me "Las varrezas" dhe me "Sos, një buzëqeshje". Vetë Cela shprehet se, " këto janë romane me një pavarësi të plotë dhe një botë e tërë që i rrethon. Ky nuk është një triptik i mbyllur, përsa kohë që do të shkruaj, se kjo do të jetë kur të shkruhet romani im i fundit".
(e.n/ata/BalkanWeb)