E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gripi i derrit, një rrenë e firmave farmaceutike"

LONDER-Deri sot janë bërë shumë diskutime në lidhje me gripin e derrit. Dhe veçanërisht u theksua fakti se firmat farmaceutike dolën më të fituarat. Por asnjë nga deklaratat e bëra deri më sot nuk kanë qenë kaq të besueshme dhe të qëndrueshme sesa kjo që vjen nga një shef I politika shëndetësore nga BE. “Gripi i derrit është një sajim i firmave farmaceutike. Ky fenomen është një nga skandalet më të mëdha të shekullit në fushën e mjekësisë”, u shpreh Drejtuesi i Komisionit për Shëndetin dhe Familjen në Europë, Wolfgang ëodarg. Duke folur për “Daily Mail”, ëodarg fajësoi prodhuesit e ilaçeve dhe vaksinave të gripit të derrit në ndikimin e vendimit të marrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të shpallur gjendje epidemie. Sipas ëodarg, firmat farmacetuike kanë pasur fitime gjiganteske nga lajmërimi për epidemi i bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Prandaj epidemia e gripit të derrit është një epidemi e rreme dhe është ekzagjeruar nga shoqëritë farmaceutike me qëllimin e fitimit të miliarda dollarëve. Wodarg u shpreh me këta fjalë: “Gripi i derrit është një grip i rremë i sajuar nga firmat farmaceutike. është një nga skandalet më të mëdha të shekullit në fushën e mjekësisë. Për të shitur ilaçet e prodhuara kundër gripit të derrit dhe duke gjetur mbështetjen e shkencëtarëve dhe institucioneve përgjegjëse për shëndetin e popullit, firmat farmaceutike arritën të krijojnë gjendje alarmi në rang botëror”. Duke mbështetur mendimin se shoqëritë farmaceutike kanë ndikuar shumë në vendimin për shpalljen e gjendjes së epidemisë nga OBSH, Wodarg thotë se “I gjithë ky panik ishte përhapur edhe para pesë viteve për gripin e shpendëve. Me ekzagjerimin e rrezikut të kalimit të gripit të shpendëve tek njeriu dhe shfaqjen e mutacioneve qeveritë firmosën kontrata miliona dollarëshe për vaksinim. Ndërsa firmat farmaceutike pa rrezikuar asgjë patën miliona dollarë përfitim.” Këshilli Europian analizoi edhe projektligjin i cili parashikon fillimin e hetimit ndaj firmave farmaceutike të Dr. Wodarg. Muajin e ardhshëm Këshilli Europian do të ketë një mbledhje urgjente rreth kësaj çështjeje. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›