Topalli ne Bruksel, opozita te nderprese bojkotin
TIRANE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjate vizites se saj ne Bruksel ka zhvilluar nje takim me Zëvendës presidentin e Parlamentit Europian, përfaqësues i grupit socialist në PE, Libor Rouçek. Ky i fundit ka vleresuar hapat që Shqipëria ka bërë drejt BE-së si dhe për plotësimin e angazhimeve për liberalizimin e vizave. Nderkaq i pyetur për bojkotin e opozitës Ruocek tha: “Unë jam kundër çdo bojkoti. Në një demokraci ne zhvillojmë zgjedhje, ndonjëherë fiton, ndonjëherë humb, por duhet të pranosh rezultatin. Parlamenti është zemra, është qendra e demokracisë.” “Për ne Shqipëria është pjesë e Europës, është pjesë e qenësishme e saj dhe duhet absolutisht të hyjë në Bashkimin Europian.” ka deklaruar Roucek. Të njejtin qendrim ne lidhje me bojkotin e PS ka ndare edhe Joseph Daul, President i Grupit të Partive popullore Europiane.“Demokraci e vërtetë është kur opozita bën punën e saj, bën propozimet e saj. Opozita nuk duhet të bojkotojë. Kjo nuk ekziston në demokraci. Kur zgjidhemi nga populli, nga qytetarët kemi një përgjegjësi për të mbajtur.” ka deklaruar Joseph Daul.(s.g/BalkanWeb)