Raporti zyrtar i Këshillit të Evropës/Zgjedhjet u fituan nga Berisha, opozita të hyjë në parlament

Reporterët e Këshillit të Evropës në projektraportin e tyre, që do të miratohet në Asamble, në fund të muajit, ripërsërisin qëndrimin, që konfirmon përmbushjen e standardeve ndërkombëtare në zgjedhjet e 28 qershorit dhe i bën thirrje opozitës të njohë rezultatin dhe të hyjë në Parlament”Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i kërkon opozitës shqiptare të kthehet në Parlament dhe të marrë pjesë tërësisht në punimet parlamentare. Ky përfundim i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, i cili tashmë është në kuadrin e një drafti të paraqitur nga dy reporterët norvegjezi Jako Lakso dhe britaniku David Uilshire, të cilët në ditët e para të nëntorit të vitit të kaluar vizituan Shqipërinë, pritet të kthehet në vendim, pas miratimit në Sesionin e radhës të kësaj Asambleje, në fund të këtij muaji. Sipas të njëjtit projektraport, mësohet se, zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009 në Shqipëri shënuan një progres në procedurat e regjistrimit dhe identifikimit të votuesve. Sipas Asamblesë së këshillit të Europës, mësohet se, u vunë re gjithashtu, përmirësime edhe në funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Bojkoti i opozitësVlerësimin e saj pozitiv për zgjedhjet, si dhe kërkesën drejtuar opozitës shqiptare për hyrjen në parlament, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, pritet ta zyrtarizojë në fund të këtij muaji, pas diskutimit të projektraportit të dy reporterëve, finlandezit Jako Lakso, anëtar i Grupit të së Majtës së Bashkuar Europiane dhe britanikut David Uilshire, anëtar i Grupit Europian Demokratik, që nga data 3 deri në 5 nëntor 2009, vizituan Shqipërinë. Ky projektraport, i cili tashëm ndodhet në duart e anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që do të prezantohet në fund të muajit, në ditët e sesionin e radhës të Asamblesë, të mbledhur tashmë, ndërsa do të analizojë edhe funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri, do të ndalet të bojkoti i opozitës, sipas të cilit (projektraportit) dëmton procesin e integrimit europian.Në projektraport i kërkohet qeverisë dhe opozitës t’i japin fund krizës aktuale politike dhe të marrin përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të vijojnë me reformat e nevojshme. Në projektraportin e saj, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, i kërkon qeverisë shqiptare dhe opozitës t’i japin fund krizës aktuale politike në vend dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të procedojnë me reformat jetike dhe shumë të nevojshme dhe të shënojnë progres në drejtim të integrimit evropian, një qëllim i përbashkët për të gjithë. Në mënyrë të veçantë kërkon që qeveria të ngrejë pa vonesë një komision hetimor parlamentar për zgjedhjet e qershorit 2009, ndërkohë opozitës i kërkon të kthehet në Parlament dhe të marrë pjesë tërësisht në punimet parlamentare. Nga ana tjetër, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës shpreh gatishmërinë e saj për të ofruar një ndihmë për të arritur zgjidhjen në Shqipëri dhe të punojnë në bashkëpunim të ngushtë me organizata të tjera ndërkombëtare në kërkim të një zgjidhjeje të krizës politike. Në këtë këndvështrim, sugjeron se një tavolinë e rrumbullakët, ku të marrin pjesë të gjitha partitë politike, për të vendosur bazat për të rivendosur dialogun parlamentar. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës,kujton se Shqipëria ka aplikuar formalisht për anëtarësim në Bashkimin Europian më 28 prill 2009. Më 16 nëntor 2009 Këshilli ftoi Komisionin Europian të paraqesë opinionin e tij mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim. Procesi zgjedhorProjektraporti i dy reporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, norvegjezit Jako Lakso dhe britaniku David Uilshire, vlerëson me nota pozitive zgjedhjet në Shqipëri, si zgjedhje që shënuan progres, ndërsa vëren përmirësime edhe në funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Sipas draftit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, mësohet se, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në 28 qershor 2009 votuesit shqiptarë zgjodhën parlamentin e tyre të ri të përbërë nga 140 deputetë në 12 qarqe, sipas një sistemi proporcional rajonal.I njëjti projektraport, evidenton se, për sa i përket rishikimit të Kodit Zgjedhor në dhjetor 2008, është e rëndësishme të theksohet se amendamentet kushtetuese dhe adaptimi i një kodi të ri zgjedhor ishin rezultat e një konsensusi të gjerë mes dy partive kryesore politike, që u kundërshtuan fuqishëm nga pjesa më e madhe e partive të vogla.Nga ana tjetër, Komiteti ad hoc i Asamblesë Parlamentare thekson se zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009 në Shqipëri shënuan një progres falë futjes së procedurave të reja të regjistrimit dhe identifikimit të votuesve si adaptimit të një kuadri të përmirësuar ligjor. Gjithashtu u vunë re përmirësime në funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Dy komisonerët, vërejnë gjithashtu se edhe dita e votimit ishte e qetë.Duke ju referuar Komitetit ad hoc, projektraporti rekomandon që në zgjedhjet e ardhshme, procesi i numërimit të votave duhet përmirësuar ndjeshëm dhe numri i ekipeve të numërimit të votave rritet në secilën nga qendrat rajonale të numërimit.Reporterët shprehen se ndërkohë u vunë re dhe u vlerësuan përpjekjet e bëra nga autoritetet për të plotësuar procesin e vështirë të identifikimit të banorëve të vendit dhe pajisjes me karta identiteti dhe pasaporta të reja. Komiteti ad hoc shpreh keqardhje se kjo çështje u shndërrua në temën kryesore të debatit gjatë fushatës elektorale....