E Diel, 1 Nëntor 2026

“Takimi im me Fazlliç dhe biseda për shit-blerje energjie, trillim i ulët e dizinformues”

Shkëlzen Berisha reagon ndaj shpifjeve të radhës të medias së kontrolluar nga Edvin RamaShkëlzen Berisha ka hedhur poshtë akuzat e artikuluara në një media që shërben si shtojcë e interesave të Edi Ramës, duke i vlerësuar ato si shpifje të ulëta që janë vijim i skenarëve trilluese të gazetës dhe artikull shkruesit. Duke reaguar, Shkëlzen Berisha i apelon botuesit të kësaj gazete, që të provojë shpifjet ose në të kundërt të kërkojnë falje publike për mashtrimin e radhës që i ka servirur opinionit publik. “Në kryeartikullin e saj të datës 14 Janar 2010 një e përditshme e njohur si gazetë shpifjesh, botoi gënjeshtrën e radhës ku dizinformohej opinioni mbi një takim timin me z. Damir Fazlliç të zhvilluar në datë 4 Janar dhe të fiksuar në kamerat e sigurisë të një restoranti në Tiranë, e ku tema e takimit ka pasur lidhje me shitjen e energjisë!Duke mos dashur t’ju humbas asnjë sekondë lexuesve mbi arsyet politike dhe financiare që shtyjnë Koço Kokëdhimaën për të botuar shpifjen e radhës ndaj personit tim dëshiroj t’i bëj me dije opinionit se unë nuk kam diskutuar kurrë, asnjëherë dhe me askënd çështje të shit-blerjes së energjisë elektrike! Për më tepër takimi i supozuar midis meje dhe Damir Fazlliç në datën 4 Janar është gjithashtu, fund e krye, një trillim i ulët i artikullshkruesit!”, thuhet në reagimin e Shkëlzen Berishës. Ai nënvizoi se, “në pamundësi për të hedhur në gjyq gazetën në fjalë, në respekt të një angazhimi familjar për të mos ngritur padi penale e civile kundër medias, e ftoj Koço Kokëdhimën apo këdo tjetër që të provojë shpifjet në fjale ose të kërkojë falje publike për mashtrimin e radhës!”.Sulmi i radhës ndaj Shkëlzen Berishës, është vijimi i një seri akuzash të pabaza, të cilat bëhen kryesisht për qëllime të ulëta politike, ndaj familjarëve të kryeministrit Sali Berisha....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›