E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e gjyqtarit nen hetim bisedat telefonike te 15 te dyshuarve

 Kur kane kaluar 4 dite nga vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi duket se rruga kryesore per zbardhjen e ngjarjes mbeten tabulatet telefonike. Mesohet se ekspertet jane ne verifikim e siper te te gjitha hyrje- daljeve te thirrjeve te gjyqtarit vlonjat per nje periudhe 1 mujore. Kjo kohe perkon me marrjen e siperfaqes se tokes ne Hamallaj te Durresit, çështje e cila mendohet se është një ndër shkaqet kryesore të atentatit.
Pas perjashtimit te pistes se atentatit per motive te detyres duket se eksperteve te krimeve te renda do tu mbetet vetem pista e tabulateve jo vetem te gjyqtarit, por edhe te personave te tjere, kjo pas ngritjes se dyshimeve per siperfaqen e tokes se trasheguar ne Hamallaj. 

Por burime prane prokurorise se krimeve te renda bejne me dije se puna eshte veshtiresur mjaft sepse pas verifikimit te aparatit celular te gjyqtarit, nuk u gjet asnje e dhene per kercenime ndaj jetes. 

Nga mesazhet e perftuar, por edhe nga thirrjet e kryera ate mengjes te se premtes, ekspertet nuk kane mundur te hedhin drite mbi asnje fakt konkret. Meqë nga provat shkencore të mbledhura në vendin e ngjarjes, mund të zbulohej fare pak, ekspertet u kane kerkuar kompanive celulare zbardhjen e mjaft tabulateve, perfshire edhe familjare te viktimes, por edhe te mbi 15 personave te dyshuar, kjo pas ngritjes se pistes kryesore te pronave ne Hamallaj te Durresit. 

Nga te dhenat konfidenciale behet me dije se hetimet kerkojne mjaft kohe, pasi te dhenat deri me tani jane te pakta dhe vetem zbardhja e tabulateve do te mund te ngreje nje tablo te pergjithshme mbi ngjarjen e rende te se premtes se shkuar, ku gjyqtari Skerdilajd Konomi humbi jeten.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›