“Ja si u aksidentua koreografi Aliaj”
TIRANE-Agron Alinë nuk mundet kurrsesi ta mposhtë një aksident, përkundrazi, profesorit i është rikthyer optimizmi dhe dëshira për jetën. Një javë mbas aksidentit pas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, aksident të cilit i shpëtoi për mrekulli, falë terapisë intensive ai ka kaluar edhe rrezikun e paralizës së duarve, çka u përfol në fillim. “Jeta është e bukur”, -thotë profesor Agroni, duke shtuar: “Unë dua t’i rikthehem të përditshmes!” Mediave nuk iu lejohet që ta vizitojnë koreografin në dhomën ku është shtruar në Spitalin Ushtarak, ndaj ne takojmë Kujtim Hoxhën, mik i profesorit e punonjës i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Mbrëmjen e 7 marsit, Hoxha qe me të fill pas aksidentit, madje së bashku me shoferin që e aksidentoi ai u nis drejt spitalit, për të dërguar në urgjencë profesorin. Hoxha që prej asaj nate e ka vizituar çdo ditë, në dhomën ku ai po kurohet dhe na rrëfen sot ngjarjen ku qe dëshmitar dhe përmirësimin e koreografit të mirënjohur. Për Hoxhën rreziqet kanë kaluar dhe prof.Aliaj gëzon shëndet të mirë, i është kthyer optimizmi dhe humori dhe gjatë gjithë kohës pranë tij në spital janë e shoqja Valdetja, i biri Çezari dhe e bija Greta.
Z. Hoxha, ju jeni një ndër njerëzit që e takoni më shumë prof .Aliajn. Cila është gjendja e tij tani?
Është shumë mirë, sa që ka hequr edhe qaforen që i kishin vënë mjekët. Ajo që më pëlqen më shumë është se është mirë dhe psikologjikisht, ka optimizëm.
Optimizëm? Si e ka shprehur?
Ai do që t’i rikthehet jetës së përditshme sa më parë. Profesori e ka shprehur disa herë gjatë këtyre ditëve optimizmin e tij dhe dëshirën për t’iu rikthyer gjërave që ka lënë në mes. “Jeta është e bukur”, - thotë ai.
Mjeku që po kujdeset për të, Fatos Olldashi, qe shprehur për “Gazeta Shqiptare”, se mbetet rrezik paraliza e duarve. A ka përmirësime?
Ai i ka bërë terapi intensive dhe ka filluar t’i lëvizë duart. Përveç fizioterapistit që kujdeset çdo ditë, ka ardhur nga Spanja edhe i biri, kompozitor për nga profesioni, Çezari. Mbasi mbaron seanca me mjekun është Çezari që i bën terapi pothuaj gjithë ditën. Unë e kam vizituar vazhdimisht dhe mund të them se i ka shpëtuar paralizës.
E gjithë familja rri me të në spital?
Po kujdesen të gjithë për të, e shoqja Valdetja, djali Çezari dhe e bija Greta.
Z.Hoxha si ndodhi aksidenti, ju keni qenë me të atë natë?
Duhet të ketë qenë ora 19:30 ose 19:40 kur profesor Agron Aliaj ka përfunduar provat për vënien në skenë të “Gjergj Elez Alisë”. Ka qenë një mbrëmje me shi dhe pjesa e rrugës nga prapa operës nuk ka pasur ndriçim. Profesori po kalonte rrugën kur makina erdhi dhe e aksidentoi. Menjëherë pas kësaj shoferi ndaloi dhe unë bashkë me të e kemi vënë profesorin në makinë për ta çuar në spital. Para nesh gjatë gjithë kohës ka qenë një makinë policie.
Gjatë kësaj kohe, profesori ishte koshient?
Jo gjatë gjithë kohës. Nga Opera deri tek hyrja e rrugës së Durrësit po. Madje më tha që nuk i ndjente duart. Më pas, prej aty e deri tek shkolla “Qemal Stafa” nuk ka folur dhe u bëra shumë merak. E thërrisja vazhdimisht, duke i thënë profesor më fol, më thuaj çfarë ndjen. Diku më poshtë u përmend sërish dhe më tha se në xhepin e palltos kishte analizën e glukozës që mjekët duhet ta shihnin në urgjencë para se t’i jepnin mjekim. Kur mbërritëm në spital iu shpjegova mjekëve çfarë kishte ndodhur dhe iu thashë se kush ishte. Kur në urgjencë e pyetën se sa vjeç është, dhe ai iu përgjigj 79, e kuptova që profesori ishte i vetëdijshëm dhe më erdhi mirë.
Ka një datë kur mund të dalë nga spitali?
Jo, nuk ka datë të caktuar. Mjekët po e mbajnë nën vëzhgim dhe nuk kanë vendosur.
Nëse gjendja e tij është përmirësuar, përse kërkohet kurimi jashtë vendit?
Familja ka dëshirë që t’i bëjë një vizitë në Gjermani, thjesht për të qenë të sigurt se është jashtë çdo rreziku.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)