E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Monumenti i ka munguar Tiranës për 11 vite, Bashkia ta harrojë piramidën

Kryeministri Sali Berisha ka parë nga afër sot maketet e prezantuara në Galerinë e Arteve për monumenti e ri në Tiranë, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Kryeministri u shpreh se ky do jetë një monument që e bashkon Tiranën me kryeqytetet simotra në Europë, i munguar në 11 vitet e qeverisjes paraardhëse. I shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ai ka thumbuar këtë të fundit në lidhje me qëndrimin e tij pro Piramidës.  Ai ka thënë që Bashkia e Tiranës duhet ta harrojë Pallatin e Kulturës, që është një shëmti e pamerituar për qytetarët e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë ka një shans të madh për të përzgjedhur këtë projekt për të pasuruar Tiranën me vlera historike që i mungojnë. 11 vitet e humbura të Tiranës në rrafshin europain, në të cilat nuk mund të gjenim vlera artistike europiane. Në ato 11 vite bëheshin beteja për të mbrojtur një trashëgimi që uroj ta harrojë Bashkia e Tiranës, duke filluar me pallatin e Kulturës që përbën një shëmti të pamerituar për qytetarët. Çdo vendim që do marrë Bashkia e Tiranës për ta rivendosur kryeqytetin në platformën europiane në të cilin lindi, qeveria e mbështet. Ta shkëpusim Tiranën nga ajo periudhë që e coi kryeqytetin drejt akullnajave ballkanike e lindore, ka nevojë për aromë perëndimore, tha kryeministri.

Ky konkursi me pjesëmarrjen më të gjerë, ku mbi 60 skulptorë e artistë kanë sjellë makete për monumentin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Të gjitha këto janë një diversitet, një larmi e madhe që bashkohen me idenë e qëndresës së shqiptarëve, bashkohen me idenë, ose frymëzohen gjerësisht nga simboli flamurit të tyre, ku mbizotëron simboli i flamurit me shqiponjën dy krenare, e cila stilizohet në dhjetëra forma por mbizotëron në të gjitha projektet si ide qendrore. Vështirësitë e përzgjedhjes janë serioze, është shprehur Berisha.
Kryeministri garantoi ndërkohë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, për mbështetjen në vendimet për kulturën, duke cilësuar konkursin për monumentin e 100 vjetorit të Pavarësisë, një avantazh të madh për kryeqytetin.

Kreu i qeverisë theksoi se në 60 projekte garuese do të jetë shumë ëe vështirë të për zgjidhet fituesi.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›