“Kafshët i kam sikur fëmijë”

Miranda Lambert tha se i sheh qentë e saj në të njejtën mënyrë si do të shihte fëmijët e saj.
Këngëtarja ka disa lloje të kafshëve për të cilat kujdeset bashkë me bashkëshortin Blake Shelton, përfshirë këtu 5 qenë, kuaj, pula dhe derrkuca.
29 vjeçarja është shumë e lidhur me ta dhe i merr me vete ngado që udhëton, madje edhe në turne.
“Ata janë familja jonë. Ne nuk kemi fëmijë prandaj qentë tanë janë fëmijët tanë dhe ne i trajtojmë në atë mënyrë”.
Miranda u martua me yllin e muzikës Blake në vitin 2011.
“Kur jemi në shtëpi ndihemi sikur të jemi në një botë krejtësisht ndryshe. Jemi në një vend vetëm me kafshët tona dhe jemi me mijëra kilometra larg nga qyteti i madhë dhe kjo na qetëson”, tha ajo.
“Pas muzikës, kafshët janë pasioni im”, shpjegon Miranda. /Indeksonline/