E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Luftë macesh" në tepihun e kuq

Dy anëtaret e grupit "Pussycat Dolls", Ashley Roberts dhe Nicole Sherzinger, kanë zhvilluar një betejë stili në tepihun e kuq.

Të dyja janë anëtare në juri të shfaqjeve për talente, por rivaliteti ka kulmuar sonte, gjatë kalimit para gazetarëve në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve "National Television Awards".

Për fatin e keq të Nicole, shoqja e saj nga grupi, tërhoqi gjitëe vëmendjen, duke e lënë atë në hije.  Ashley dukej me stil dhe modeste, me fustanin e bardh që kishte detaje interesante. Në anën tjetër, Nicole kishte veshur një fustan të zi, përzgjedhja e të cilit e la prapa në listen e veshjeve më të mira të mbrëmjes. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›