“Këmisha e forcës” nuk durohet gjatë
TIRANE- Tek lexoja këto ditë një esé lakonike mbi filozofinë e së drejtës, shkruar nga një avokat shqiptar i njohur, krahas të tjerave vëmendjen ma tërhoqi fakti që, ndonëse emri i Zhan Zhak Rusoit përmendet kurdoherë tek bie fjala për origjinën e parimeve të shtetit modern, në këtë drejtim nuk mund të mbetet në heshtje as vepra, plot jehonë deri në ditët e sotme, e juristit spanjoll të shekullit të XVII, Hugo Grocius, i cili në kohën e vet përpunoi teorinë e një kontrate imagjnare midis njerëzve. Kjo teori theksonte që prirja e njeriut është për të krijuar një formë të përcaktuar bashkësie politike paqësore dhe kur kjo bashkësi nuk arrin të funksionojë zbatohet ajo që autori u e ka quajtur ‘kontrata shoqërore’. Duhet të ndodhë kështu sepse, sipas Grocius, të drejtat e njeriut janë të tilla nga natyra dhe pikërisht për këtë arësye mbeten të patjetërsueshme; ato rrjedhin nga vullneti i lirë që është i njëjtë për të gjitha qeniet njerëzore, prandaj e drejta natyrore është e njëjtë për të gjithë.
Në dallim nga doktrina e së drejtës natyrore, pozitivizmi konsiderohet më së shumti si një prodhim historik, sipas të cilit e drejta pozitive varet nga vullneti i ligjvënësit. Duke vështruar me kujdes kontrastin, atëhere mjaft diktrinarë të njohur europianë arritën në përfundimin, se e drejta pozitive ka vlerë vetëm nëse është në përputhje me parimet e së drejtës natyrore. Në këtë kuadër, gjerësisht u pranua edhe që një nga tri forcat kryesore, të cilat ndikuan në lindjen e kodekseve ligjore ishtë kërkesa për drejtësi shoqërore, që me fjalët e ligjit kuptonte pohimin e të drejtave natyrore të individëve të kthyera në të drejta pozitive të garantuara nga shteti.
Por, me gjithë këto ndryshime dhe epërsi ndaj njëra tjetrës, në kohën tonë është pranuar, gjithashtu, se kuptimi i doktrinës së të drejtës natyrore dhe ai i të drejtës pozitive kanë ardhur drejt afrimit, ç’ka bëri të domosdoshme që vetëm tre vjet pas themelimit të OKB - së, Asambleja e Përgjithshme e kësaj Organizate të miratonte dhe publikonte Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, ku theksoheshin disa të drejta natyrore, të drejta themelore pra, që nuk mund të mohoheshin dhe as të sfumoheshin nga normat e të drejtës pozitive. Me kalimin e viteve, në këtë katalog u kristalizua edhe e drejta e votës me tiparet e saj thelbësore. Ose, u mbrojt edhe në kornizën europiane ajo që u cilësua si “e drejta për zgjedhje të lira” nga Konventa kontinentale për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, neni 3 i Protokollit nr. 1 të së cilës është e vetmja dispozitë materiale e këtij Dokumenti të rëndësishëm, që në shumicën e vendeve europiane, si edhe në Shqipëri, ka fuqi juridike përmbi legjislacionin e brendshëm të tyre, madje pothuajse të njëjtin efekt me dispozitat e kushtetutave kombëtare.
Megjithatë, vështirë që të thuhet me plot gojën, se nuk ka më shkelje të të drejtave të njeriut, qoftë edhe në vendet europiane. Mënjanimi sa më tepër i këtyre shkeljeve përcakton edhe masën e zhvillimit të demokracisë, emrin e së cilës mbajnë aktualisht sisteme të mira qeverisëse. Por, se në Shqipëri edhe sot njeriu ndodhet nën një farë totalitarizmi që shtyp ndërgjegjet individuale, ky pohim mund të thuhet pa mëdyshje. Shprehje e qartë e tij janë rezultatet e zgjedhjeve të pëgjithshme të 28 qershorit 2009 dhe zvarritjet krejtësisht të pa arësyeshme të transparencës së këtyre zgjedhjeve. U bënë plot 18 muaj që, kur mbi organizimin dhe zhvillimin e atij procesi elektoral u vunë pikëpyetje të mëdha, u shqiptuan kontestime serioze dhe oshëtinë thirrje për verifikimet e falsifikimeve të mundshme. Dhe, të gjitha këto jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. Dhe, megjithatë, kriza vazhdoi të majisej, duke prekur agresivisht jo vetëm cipën e politikës, por çdo qelizë të shoqërisë.
Sidoqoftë, vullneti i maxhorancës parlamentare e qeverisëse, të dala nga zgjedhjet e kontestuara, për t’iu përgjigjur thirrjeve të njëpasnjëshme mbi transparencën ka munguar plotësisht, për të mbajtur me konsekuencë deri tani qëndrime mohuese, herë duke përgojuar Kushtetutën dhe herë Kodin Zgjedhor, dokumente bazike këto për forcimin e shtetit dhe legjitimimin e pushtetit. Por, për të mos u bërë të mërzitshëm në përmendjen, përsëritjen dhe interpretimin për të disatën herë deri tani të dispozitave të shkelura gjatë verës së vitit të kaluar, mjafton të kujtojmë letrat dhe deklaratat e adresuara Kryeministrit shqiptar nga të dyja brigjet, lindore dhe perëndimore, të Oqeanit Atlantik, nëpërmjet të cilave i kujtohej atij (dhe shpresohej të nxitej ai) për të hapur kutitë e materialeve zgjedhore pas kërkesave dhe protestave të njëpasnjëshme të dhjetra e dhjetra mijëra qytetarësh të udhëhequr nga opozita politike. Në fund të fundit, kuadrin e çdo shoqërie ku duhet të veprojë ligji e dominojnë faktorë universalë fizikë e psikikë, socialë dhe ekonomikë; një shtet i së drejtës karakterizohet jo vetëm nga rendi juridik ku përjashtohen anarkia dhe ‘drejtësia private’, por edhe nga respektimi dhe garantimi realisht i të Drejtës ku përjashtohet arbitrariteti.
Dihet tashmë se, një faktor që ndikon në përhapjen masivisht të vlerave universale është miratimi dhe zbatimi i tyre në një mori gjithnjë e më të madhe shtetsh, bashkimet dhe shoqërimet vullnetare të të cilave nuk pranojnë në rradhët e veta atë vend ku klika drejtuese injoron të drejtat themelore të individëve, për të mbajtur me forcë pushtetin e saj. Kjo dukuri, njëkohësisht provon ndërkombëtarizimin e të drejtës kombëtare të shteteve të ndryshme, që individi të mos detyrohet për t’iu drejtuar vetëm “shumicës” së vendit të tij, por edhe “shumicës së të gjithë njerëzimit”.
Një përgjigje e qartë rreth përmbajtjes së këtij koncepti i është dhënë edhe gjatë këtij viti Shqipërisë prej Komunitetit Europian. Fillimisht, nëpërmjet një Rezolute të Parlamentit Europian, për domosdoshmërinë e zgjidhjes së krizës politike me anë të hetimit të materialeve zgjedhore të procesit të 2009 – s. Dhe, më pas, nëpërmjet një Raporti të Komisionit Europian, për mosdhënien këtij vendi ballkanik të statusit të kandidatit zyrtar për në BE. Së fundmi, deputetë dhe zyrtarë të Brukselit ia treguan edhe njëherë vendin Qeverisë tonë, kur Zëvendësministrja e Jashtme shqiptare u deklamonte ‘meritat’ e kësaj Qeverie për ta klasifikuar shtetin e saj në një të ardhme të shpejtë në familjen europiane. “Europa nuk mund të merret më me ju, për sa kohë ngërtheheni nga kriza/t, për të zgjidhjen e së cilës/ave u janë dorëzuar rekomandimet komunitare!” – pak a shumë kjo ishte shprehja më e plotë e përcjelljes së zyrtares sonë nga kancelaritë e Unionit, ndërkohë që i vogli Mal i Zi e përfitoi tashmë statusin e lakmuar.
Këto ditë, nga maxhoranca jonë qeverisëse po bëhen përpjekje për të shfaqur gjoja reflektime. Por, me sa duket përsëriten të njëjtat qëndrime. Më së fundi, ajo pranoi që të diskutohet në seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar ngritja e komisionit hetimor për transparencën e procesit elektoral të vjetshëm. Por, me sa kuptohet kërkohet t’i qëndrojë të njëjtit pozicion. Të rrimë tani që të komentojmë “të metat” kushtetuese dhe ligjore që ia vërekërkan juristët e maxhorancës qeverisëse kërkesës së opozitës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor, pa i përmendur asfare konkretisht ato “të meta”, apo të rrimë të analizojmë vërtetësinë ose jo të raportit të Prokurorisë së Shkodrës për transparencën në një zone elektorale të këtij qarku, të cilin e paraqet çuditërisht vet Kryetarja e Parlamentit, sigurisht që nuk ka vlerë. Nuk ka vlerë, më së paku, për të mos paragjykuar debatin apo vendimin e seancës së 23 dhjetorit. Dhe, më së shumti, për të mos risjellë edhe një herë në mendje periudhën e disa dekadave të mëparshme, kur të drejtat e njeriut shkeleshin me të dyja këmbët, ndërsa regjimi i atëhershëm e etiketonte vendin si “Demokraci popullore” .
“Dje, dikush më shpjegoi ndryshimin midis demokracisë dhe demokracisë popullore” – shkruante dikur në kujtimet e tij ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Regan, duke vazhduar me konstatimin: “Është po ai ndryshim që ekziston midis këmishës dhe këmishës së forcës”. E pra, siç ka treguar edhe përvoja e kudondodhshme, këmisha e forcës nuk durohet gjatë as nga ata që atë shtat kanë për ta mbajtur. Por, akoma më pak durohet ajo sidomos nga masat e gjera të popullit, që nuk mund të pranojnë t’ua poshtërosh në vazhdimësi dinjitetin. Sepse, dinjiteti është imanent dhe, si i tillë, ai kurrësesi nuk mund të ndrydhet.
(G.SH/BalkanWeb)