Mali i Zi, Roçan:Marrja e statusit përnë BE, sukses i madh
PODGORICE- Vendimi i Këshillit të BE-së që Mali i Zi të marrë statusin kandidat për anëtarësim në Union është suksesi më i madh për Malin e Zi që prej pavarësisë, deklaroi ministri malazez i Punëve të Jashtme, Milan Roçan.
"Ky është sukses i madh dhe ditë e madhe për vendin tonë. Mirënjohje për qeverinë, parlamentin, pushtetin dhe opozitën, por para së gjithash për qytetarët e Malit të Zi, të cilët të ardhmen e tyre e shohin në BE", theksoi Roçan.
Roçan vlerësoi se Mali i Zi ka arsye për kremtim, por që nuk ka shumë kohë për këtë.
"Statusi kandidat është vetëm parakualifikim për garën evropiane. Hapja e negociatave do të shënojë fillimin e një gare tjetër. Duhet që 24 orë në 24 të trajnohemi dhe të mobilizohemi në frontin evropian me gjithë intelektin malazez", theksoi ai.
(s.g/atsh/BalkanWeb)