“Kriza” Roucek:Dialog, ndrysherrezikohet integrimi
TIRANE- Grupi kryesor Progresist në Parlamentin Europian i bën thirrje klasës politike shqiptare të nisë sa më shpejt dialogun në të mirë të zgjidhjes së situatës politike në të cilën ndodhet vendi që pas zgjedhjeve të kaluara.
Libor Roucek, Zëvendës Presidenti Social Demokrat i Parlamentit Europian dhe raporteri ndihmës për përgatitjen e Rezolutës mbi procesin e integrimit në BE të Shqipërisë nënvizoi faktin se të gjitha palët duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv në mënyrë që të mos rrezikojnë pezullimin e proceseve integruese të vendit në Bashkimin Europian.
“Ka ardhur koha për të gjetur një zgjidhje për krizën politike aktuale, mbi një bazë që do të mund t’i qëndrojë kohës. është përgjegjësia e qeverisë të gjejë pa humbur kohë zgjidhje dhe mënyra për të ecur përpara, çka i nevojiten vendit teksa ecën drejt BE” theksoi zoti Roucek.
“Ne po presim që në Shqipëri palët politike të gjejnë mundësinë për dialog. Kjo, së bashku me votën e mbi raportin në tërësinë e tij, do të ndihmojë Shqipërinë për të ecur me efikasitet drejt integrimit europian,” shprehet Roucek.
Grupi kryesor Progresist në Parlamentin Europian nxit autoritetet shqiptare të implementojnë sa më shpejt të jetë e mundur një reformë konsensuale të rregullores së parlamentit, çka do të sigurojë jo vetëm një legjislacion me cilësi të lartë të bazuar mbi një ekspertizë të gjerë, por edhe kapacitete të përmirësuara mbikëqyrëse për parlamentin dhe të drejta e përfaqësim të mjaftueshëm për opozitën në komisionet dhe aktivitetet parlamentare.
(e.n/BalkanWeb)