Tirane, 150 familjepa ujë të pijshëmprej 3 javësh
TIRANE- Banorët e lagjes nr 1 të Shkozës prej tre javësh vuajnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Mbi 150 familja nuk kanë ujë në cezmat e tyre dhe situata bëhet më e rëndë për shkak të temperaturave të larta të verës. Banorët janë të detyruar të mbushin ujë me krahë në zonat e tjera të Tiranës apo ta blejnë atë për të plotësuar nevojat e përditshme.
Banorët thonë se janë ankuar pranë ndërrmarrjes ujësjellës kanalizimeve në Tiranë por nuk kanë gjetur zgjidhje. Madje ato u kanë dërguar letër dhe kryeministrit të vendit. Të shqetësuar, banorët u tremben epidemive vecanërisht në këto ditë të nxehta.
(s.g/balkanWeb)