E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzimi i Çomosnë Kuvend, Topi:Gjithcka, ishte rigoroze

TIRANE- Presidenti i Republikës vlerëson si “rigoroze” metodologjinë që Kuvendi përdori një ditë më parë për votimin e dekreteve të tij për kandidatët për Gjykatën e Lartë, ndonëse njëri prej propozimeve u rrëzua. Parlamenti rrëzoi me votat e maxhorancës kandidaturën e Sokol Comos ndërsa miratoi atë të Medi Bicit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Pro, Çomos votuan vetëm 4 deputetët e LSI-së, ndërsa deputetët socialistë braktisën seancën e kuvendit para fillimit të votimit të dekreteve.

Kreu I shtetit I cili sot paradite ndodhej në Theth ku kishte organizuar konferencën në formë kunvendi “Zhvillimi Ekonomik i Qëndrueshëm – Paqe Sociale”, nuk ka dashur të komentonte nuk ka dashur të komentonte kompetencat e Kuvendit por shtoi se institucioni i presidencës do të marrë shembull dhe do ndjekë me rigorozitet kandidaturat e ardhshme.
Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbrojtur votmin “pro” të kandidaturës së Çomos.

LSI shprehet se vota e saj në Kuvend pro dekretit të Presdientit për Sokol Çomon si anëtar të Gjykatës së Lartë ishte për vlerësim të figurës profesionalet kandidatit.

“Zoti Çomo, në vlerësimin e deputetëve të LSI-së, ishte një kandidat që meritonte të votohej pro. Është një personalitet me integritet profesional dhe intelektual dhe pikërisht për këtë arsye ne gjykuam dhe vendosëm që të votojmë pro kandidaturës së tij.”- deklaroi sot në një prononcim për shtyp sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama.

Në reagimin e saj LSI shton sa i takon cështjeve të rëndësishme të integrimit "natyrisht qe jemi në koalicion me PD, por në ato raste kur gjykojmë se cënohen parimet apo kriteret që kanë të bëjnë më motivimin e profesionistëve , atëherë nuk jemi ushtarët e rreshtit".
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›