Kryeministri Thaçinë samitin eDubrovnikut
PRISHTINë- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u nis sot drejt Dubrovnikut për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të liderëve të Evropës dhe Amerikës Veriore “Samiti i Kroacisë 2010”.
Në këtë Samit, kryeministri Thaçi do të paraqesë vizionin dhe angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e të gjitha kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Vemendje e veçantë do t'i kushtohet plotësimit te pyetësorit për Marrëveshje Tregtare me BE-në dhe përgatitjet e institucioneve kosovare për pranimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.
Sipas zyrës së kryeministrit kosovar, në këtë Samit, ku marrin pjesë kryeministra të vendeve të rajonit dhe ministra e zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, Thaçi do të marre pjesë në diskutimin e çështjeve që ndërlidhen me zhvillimet pas krizës ekonomike globale.
(e.n/BalkanWeb)