E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Metalla: Ramanuk pranon rezolutëne PE

TIRANE- Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kreut socialist Edi Rama duke e akuzuar atë se po refuzon të marrë përgjegjësitë që i kërkon rezoluta e miratuar në Parlamentin Europian.

Përmes një deklarate për mediat deputeti demokrat, Osman Metalla u shpreh se Rama nuk pranon rezolutën e PE.

Deputeti Metalla tha se, Rama hodhi poshtë në përgjithësi Rezolutën dhe sidomos pikën 6 të saj, sipas së cilës, "marrëveshja kryesore për ngritjen e një komisioni parlamentar hetimor për të hetuar mbi zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 2009-s, kryetari dhe shumica e të cilit të zgjedhur nga opozita dhe me mandat për të hetuar materialet zgjedhore, duhet të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur".

PD i kujtoi kreut të opozitës se ligji zgjedhor në nenin 178 të tij, që saktëson se materialet zgjedhore janë procesverbalet e votimit, tabelat dhe procesverbalet e numrit të fletëve të votimit dhe jo fletët e votimit. Po ky nen saktëson se me marrjen e kutive të votimit dhe fletëve të votimit, të gjitha fletët e votimit dhe kundrafletët digjen nën mbikqyrjen e KQZ-së. "Kryetari i PS-së është i vetmi politikan në botë, i cili pranon vetëm gjysmën e një neni dhe jo gjysmën tjetër të tij, për shkak se nuk i intereson", tha ai.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›