“Listat” e vetmja mënyrëpër të siguruar ushqiminnë fshatin Guci e Re
SHKODER- Fshati Guci e re që administrohet nga komuna Rrethina është një ndër fshatrat më të varfër në rrethin e Shkodrës. E vetmja mënyrë të ardhurash për banorët e kësaj zone janë prodhimet e fruta-kulturës, por përmbytjet e këtij viti kanë dëmtuar prodhimin e të mbjellave, cka ndikon edhe në sigurimin e produkteve të përditshme ushqimore.
Në pamundësi për të siguruar të ardhurat, banorët u drejtohen dyqaneve duke shënuar emrin në listat e ushqimeve.
“Borxhet variojnë nga 10 mijë lekë në 50 mijë lekë të vjetra. Kur punojnë apo kur u dërgojnë ndonjë të ardhur nga emigracioni vijnë i shlyejnë dhe pastaj marrin sërish” shprehet një tregtare e zonës.
Fshati Guci e re ndodhet rreth 7 kilometra larg qytetit të Shkodrës. është një zonë që njihet për kultivimin e frutave, kryesisht të pjeshkave dhe qershive, por përmbytjet dhe shirat e shumta të këtij viti kanë sjellë dëme të mëdha në prodhimet e fruta-kulturës duke reduktuar kështu prodhimin dhe shitjet.
(e.n/News24/BalkanWeb)