SHBA, Dell: Rreziku nga veriu i Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Christopher Dell vlerëson se rreziku eventual për sigurinë në Kosovë më shumë mund të vijë nga veriu, se sa nga pjesë tjera të vendit. Dell vizitoi ndërtesën e gjykatës në Mitrovicën veriore, vizitës pas së cilës u shpreh se popullit nuk i intereson mosmarrëveshja Prishtinë-Beograd, por zgjidhja e problemeve të përditshme. Duke folur për mediat, Dell shpjegoi se gjykata e veriut do të jetë pjesë e institucioneve të EULEX-it, por në fund edhe të atyre të shtetit të Kosovës.
< I mëparshmi
< I mëparshmi