E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Lufta Italo-Greke”, libri i ri i historianit Arben Puto

TIRANE - Në ambientet e Universitetit Mesdhetar Shqiptar u promovua libri i historianit të njohur Arben Puto, i titulluar “Lufta Italo-Greke, diktatorët dhe kuislingët”.
Botimi sjell të pasuruara me fakte dhe dokumente të reja të gjithë zhvillimin e luftës Italo-Greke, por dhe rolin e minoritetit grek në Shqipëri.

Rektori i Univerisitetit Mesdhetar Shqiptar, Anastas Angjeli, e cilësoi librin e Putos si një vepër që sjell të vërteta të pathëna më parë.

Në këtë libër tregohet se si fjalimet e Krujës apo telegramet e Shefqet Vërlacit, u përdoren nga kryeministri grek Caldaris në vitin 1946, kundër shqiptarëve, luftës antifashiste dhe qëllimeve mbi Vorio-Epirin.

“Lufta Italo-Greke” e Arben Putos me nëntitull “Diktatorë dhe Kuislingë”, hap një kapitull të ri që do të ngjallë jo pak debate mbi rishikimin e një sërë figurash të historisë shqiptare.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›