E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Ekspertet flasin per pasojat e krizes greke dhe italiane

Ne Shqiperi te gjithe bien dakort se ekonomia shqiptare po vuan tanime pasojat e krizes ekonomike europiane vecanerisht asaj greke e se do te vazhdoje ti ndjeje ndikimet. Debati qe zhvillohet lidhet me masen e ketij ndikimi dhe cfare pergatitjesh duhen bere per tu paraprire atyre. Ekspertet bien dakort se ndikimi i pare eshte dhene prej kohesh ne uljen e dergesave te emigranteve ndersa tani shqetesimi lidhet me nje numer te larte qe po kthehen e pasojat mbi tregun e punes nderkohe qe vleresojne se nevojitet qe te shihen mundesite per te shfrytezuar ato kapitale qe ata mund te sjellin me vete. Persa i perket paralajmerimit te institucioneve nderkombetare mbi ndikimet ne sistemin financiar ku bankat greke dhe italiane perfaqesojne 36 perqind te tregut ekspertet mendojne se nuk behet fjale per rreziqe por per nje pakesim te mbeshtetjes qe ato do mund ti japin ekonomise dhe zhvillimit te vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›