E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu me Serbinë, Tahiri: Presim sinjal nga BE-ja

PRISHTINE - Kryenegociatorja Edita Tahiri deklaroi se Kosova po pret sinjal nga BE-ja për rinisjen e dialogut me Serbinë.

Sipas Tahirit, Beogradi duhet të plotësojë të gjitha detyrimet që ka ndaj implementimit të marrëveshjeve të arritura dhe të kthehet në dialog pa kushte, në Bruksel.

Kryenegociatorja nënvizoi se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel dhe se është treguar mjaft konstruktive në këtë drejtim.

(er.nu/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›