E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si të hyni në mendjen e burrave

TIRANE- Herë shfaqen si enigmatikë dhe herë të tjera shumë të qartë, sa të duken edhe të sinqertë. Burrat flasin me kode dhe gratë nuk janë në gjende të shpjegojnë gjithmonë hieroglifet e gjuhës së tyre. Kështu që mes tyre ndodhin keqkuptimet, grindjet, deri në distancime të papritura. Por a ia vlejnë të gjitha këto?

Në vend të grindjeve e keqkuptimeve ka ardhur koha të interpretojmë gjuhën e trupit, për të kuptuar se cfarë mendojnë burrat. Kjo do të thotë të bësh pak a shumë si aktori Mel Gibson në filmin “What Women Want”, i cili papritur arrinte të lexonte mendjen e femrave që kishte përpara...

Pikë së pari, kushtojini vëmendje shikimit. Kur një burrë ju shikon, rrudh ballin dhe ul sytë duke përpëlitur qepallat tregon shenjën e parë të interesimit të tij. Shenja e dytë është kur hap gojën. Nëse më pas fillon të tërheqë vëmendjen, gjithcka ka marrë fund, ai interesohet për ju.

Bën shakaxhiun, ngre tonin e zërit, bërtet, lëviz shpejt që të bjerë në sy? Praktikisht të pëlqen dhe po përpiqet të tërheqë vëmendjen tënde. Ja disa shenja fizike të pagabueshme: Lidhin e zgjidhin disa herë kollaren, ndryshojnë veshjen para pasqyrës dhe kjo për tu dukur sa më mirë në sytë tuaj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›