E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, policia ndalon Emiljano Shullazin, u kap me armë e maska

TIRANE - Policia e Tiranës ndaloi 2 persona, mes të cilëve edhe Emiljano Shullazin, pasi u kapën me armë pa leje dhe maska në “Rrugën e Kavajës”, në kryeqytet.

Policia bëri të ditur se Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani u ndaluan në vendin ku u ekzekutua Arjan Selimi, më 26 shtator 2011. Policia nuk bën të ditura detaje të tjera të operacionit.

Shullazi është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, i cili është bërë shpesh protagonist i incidenteve gjatë fushatave elektorale ne vend.

Në zgjedhjet e vitit 2009 Shullazi u ndalua në Farkë me 11 persona të armatosur, ndërsa gjatë fushatës së fundit elektorale tentoi të shkaktonte trazira në periferi të Tiranës.

Emiljano Shullazi ka kryer 7 vjet burg për trafik droge, ndërkohë që kjo është hera e tretë që shoqërohet në polici, brenda këtij viti.
(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›