E Diel, 1 Nëntor 2026

“Magjistari i Ozi-it” ngjiti artistë me aftësi të kufizuara në TK

TIRANË- Shfaqja nga artistët e vegjël me aftësi të kufizuara “Magjistrai Oz-it”, u shfaq mbrëmjen e sotme, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar, nën regjinë e Elma Dorezit. 26 fëmijë nga “Instituti i fëmijëve që nuk dëgjojnë” përcollën me anë të interpretimit mesazhe të rëndësishme për bashkëmoshatarët e tyre, ndërkohë që në një letër para fillimit të shfaqjes ata shkruanin: “na ndihmoni të përfundojmë mirë ëndrrën tonë..”

E pranishme në shfaqje ishte edhe Presidentja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, Liri Berisha e cila në përfundim të shfaqjes tha se "shfaqja ishte e shkëlqyer dhe mjaft prekëse, nga fëmijë që e duan jetën si të gjithë".
“Mendova se do të shihja një shfaqje të heshtur, por ishte një shfaqje me një mesazh shumë të madh”, tha Liri Berisha.

Në përfundim të përshëndetjes së saj, zonja Liri Berisha tha se mesazhi i shfaqjes duhet të dëgjohet nga të gjithë, pasi është një mesazh për një shoqëri të emancipuar.

Artistët e vegjël erdhën me pantomomi historinë e tre fëmijëve në kërkim të zemrës, guximit dhe inteligjencës të cilat në fund, falë aventurës së tyre të përbashkët, zbuluan se i kanë ato brenda tyre. Në fund të shfaqjesn publiku duartrokiti fëmijët e talentuar, kësaj here duke tundur duart, në mënyrë që ata të kuptonin se sa shumë u kishte pëlqyer shfaqja.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›