E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Petalotis: Asnjë referendum për programin buxhetor

ATHINË- Zëdhënësi i qeverisë greke, Jorgos Petalotis deklaroi se nuk është planifikuar asnjë referendum për miratimin e programit buxhetor, ku janë përfshirë masat e reja ekonomike dhe privatizimi i përshpejtuar për tejkalimin e krizës debitore të vendit ballkanik.

Petalotis mohoi gjithashtu edhe zërat për zgjedhje të parakohshme dhe ristrukturim të
kabinetit qeveritar. Në media greke u njoftua dje se kryeministri Jorgos Papandreu po mendon për zhvillimin e një referendumi për masat për rikuperim ekonomik nga të cilat varet kreditimi nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Programi buxhetor afatmesëm për periudhën 2012-15 duhet të prezantohet sot para Këshillit grek të Ministrave.
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›