E përplasi treni, ndërron jetë në Spitalin Ushtarak 67-vjeçari

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme 67-vjeçari i cili u përplas dy ditë më parë nga treni. Mësohet se Enver Saraçi ka ndërruar jetë në spitalin Ushtarak si pasojë e plagëve të rënda.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e hënë ku 67-vjeçari ka qënë duke lëvizur përgjatë linjës hekurudhore Lushnje-Fier, konkretisht në nënkalimin në afërsi të Rotondos së Savrës, dhe nga pakujdesia, nuk i është shmangur lëvizjes së trenit duke u përplasur në pjesën anësore të tij,e për pasojë ka pësuar dëmtime të rënda në trup.
67-vjeçari fillimisht ka marrë mjekimin pranë Spitalit Rajonal të qytetit të Lushnjes dhe më pas, është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë,ku si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë.
Ndërkohë materialet proceduriale lidhur me ngjarjen aksidentale, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje, për veprime të mëtejshme.