E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjetori i Pavarësisë, Basha: T’i ofrojmë një realitet të ri biznesit

TIRANË- Kryebashkiaku Basha së bashku me përfaqësues të biznesit kanë celur sot aktivitetin “javët e biznesit shqiptar” në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësië.

“100 biznese kombëtare sot celin siparin e këtij aktiviteti që do zhvendoset në Prishtinë, Shkup, Tetovë e Preshëvë”, me qëllim planifikimin e zhvillimit të bizneseve në 100 vitet e ardhshme të shtetit shqiptar.

Mënyra më e mirë për të nisur rrugëtimin drejt 100 viteve të tjera, sipas Bashës është bashkëpunimi mes biznesve shqiptare, për të kapërcyer kufijtë shtetëror, sic shtoi ai.

“Ekonomia shqiptare kombëtare pavarësisht kufijve të jetë një realitet bashkëpunimi që do na cojë drejt BE, atje ku nuk ka më barriera”, u shpreh Basha.
Basha foli për një realitet të ri të biznesit shqiptar, që sipas tij kërkon “Kreditim dhe vetëkreditim të ekonomisë shqiptare duke blerë e shitur produkte shqiptare, një mjedis të favorshëm për biznesin dhe gjithë lehtësirat për zhvillimin e tij”, tha ai më tej.

Kryebashkiaku Basha tha ndër të tjera se, më datën 8 mars në Tiranë do të paraqiten 7 maketet nga 20 studiot arkitekturore për bulevardin e ri të kryeqytetit, konkretisht segmentin nga Stacioni i Trenit deri tek lumi i Lanës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›