Materniteti i Gjirokastrës drejt rrënimit, 80 vjet pa investime
Gjirokastër- Materniteti i Gjirokastrës prej mëse 80 vitesh nuk ka njohur dorën e rikonstruksionit. Materniteti ku çdo viti vijnë në jetë mbi 500 fëmijë ofron kushte mjerane për nënat dhe të porsalindurit.
Edhe pse është materniteti më i madh i Jugut fondet për rikonstruksion e tij kanë munguar prej vitesh.
Godina e maternitet është pothuajse e shkatërruar teksa lagështira dhe mungesa e xhamave e kanë shndëruar atë në një mjedis aspak të përshtatshëm.
Mësohet se gratë shtazëna preferojnë të lindin në materniten e Janinës, pasi spitali nuk ofron shërbimin më minimal. Edhe pse 4 mjekë dhe 11 infermierë presin në vizita gjinekologjike mbi 600 femra në vit.
Nga ana tjetër vetë drejtori e spitalit Genci Sinoimeri pranon gjendjen e rrënuar duke rrëfyer se materniteti ka nevojë për rikosntruksion të plotë.
Shkrime të tjera me interes:
- Tevez drejt Korinthiasit Karlos Tevez mund ti bashkohet klubit brazilian të Korinthiasit, kështu...
- Muzeu historik i Fierit – drejt degradimit . Muzeu historik i Fierit daton që prej vitit 1953 ,...
- Greqi- Kriza e depozitave, grekët tërheqin 57 miliardë euro në dy vjet Greqi- Grekët vetëm brenda muajit tetor kanë tërhequr 6.8 miliardë...