Ngjela: Presidenti të shkarkojë gjyqtarët e korruptuar
TIRANË- Kreu i Partisë ‘Ligj dhe Drejtësi’ Spartak Ngjela, duke iu referuar vendimit më të fundit të Gjykatës së Apelit, për të lënë në arrest me burg ish-kreun e Gardës Ndrea Prendi, i bën thirrje presidentit Topi të reagojë. Sipas tij, presidenti duhet të shkarkojë gjyqtarët e korruptuar që Shqipëria të mos përfundojë si Lindja e Mesme.
“Nëse gjyqtarët janë të trembur apo të korruptuar, zoti President ja cili është roli yt, t’ju heqësh frikën gjyqtarëve të trembur dhe të fillosh procedurat e shkarkimit për gjyqtarët e korruptuar. Sot shoqëria shqiptare ka nevojë për një reformë të madhe dhe të thellë në dretësi. Nëse nuk do kemi një gjykatë të pavarur, të drejtë për të dhënë drejtësi Shqipëria e nisur për në Evropën Perëndimore do përfundojë më Lindjen e Mesme.
Ngjela ka lëshuar një tjetër apel për Gjykatën e Lartë. “Në të njëjtën kohë më lejoni t’i bëj thirrje normale Gjykatës së Lartë për të vendosur gjendjen e ekuilibrit shoqëror në lidhje me krimin shtetëror në Shqipëri”, tha ai më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)