E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mos ma gjykoni lirinë!”, protestë kundër EULEX-it

PRISHTINE - Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova po zhvillojnë në Prishtinë një marshim protestues në mbrojtje të ushtarëve të UÇK-së, që po përballen me EULEX-in nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës.

Me parullat “Unë e vrava Bullatoviqin”, dhe “Mos ma gjykoni lirinë”, pjesëtarë të shoqatave të veteranëve të UÇK-së dhe qytetarë të shumtë po protestojnë kundër EULEX-it, pas arrestimit të “Grupit të Drenicës” ku bënte pjesë edhe ambasadori kosovar në Shqipëri, Sylejman Selimi.

Ndër të akuzuar janë Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ish- komandanti i Brigadës 111, Jahir Demaku, si dhe Zeqir Demaku, Sahit Jashari, Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›