Mallakastër, Meta: Ta vëmë Shqipërinë në punë, Saliu tregon përralla për gjumë
MALLAKASTER- Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim madhështor në qytetin e Ballshit, takim në të cilin është prezantuar ekipi i kandidatëve për deputetë në Qarkun e Fierit, në veçanti kandidati i LSI-së për Rrethin e Mallakastrës, Ardian Alushi. I pranishëm në këtë takim, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke prezantuar z. Alushi deklaroi se ai është një kandidaturë e spikatur dhe një intelektual me eksperiencë. “Jam shumë i lumtur që ndodhem në Ballsh në këtë nisje të fushatës sonë elektorale për fitoren e padiskutueshme të 23 qershorit dhe jam shumë i lumtur që ndodhem këtu së bashku me shokët e tjerë për të dhënë mbështetjen time për një bir të shkëlqyer të popullit të Mallakastrës.
Unë e njoh atë që në fillim të viteve ‘90 kur ishim në rininë eurosocialiste dhe sot është kandidat ynë dhe i juaji, Ardian Alushi, i cili është një kandidaturë mjaft e spikatur, është një intelektual me shumë eksperiencë. Me eksperiencën e punës përfaqëson gjithë atë shtresë të elitës së inxhinierëve dhe teknikëve të Ballshit dhe të Mallakastrës në industrinë e naftës, që ka qenë një krenari për Ballshin dhe për gjithë Shqipërinë. Një njeri që i ruan lidhjet të pandashme me populli të cilit i takon dhe një njeri i cili kërkon përkrahjen dhe mbështetjen tuaj në zgjedhjet e 23 qershorit në mënyrë që ai të ketë mundësinë që çdo votë t’ua kthejë me mbështetje së bashku me mua dhe së bashku me të gjithë ekipin tonë”, tha z. Meta.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh i bindur në një fitore spektakolare të LSI-së në Qarkun e Fierit. Rezultati i LSI-së në Qarkun e Fierit do të jetë një surprizë e jashtëzakonshme për të gjithë ata, të cilët nuk e kanë ndjekur nga afër të gjithë punën që është bërë këto kohë në të Fier në Lushnjë dhe në Mallakastër”, tha ai.
Z. Meta tha se LSI ka dallime mjaft të forta me kryeministrin aktual. “Ne shkojmë drejt zgjedhjeve të 23 qershorit dhe kemi dallime shumë të forta me Kryeministrin që do të largohet, sepse ne me planin tonë të punësimit duam që ta vëmë Shqipërinë në punë, ndërsa Saliu me përrallat që tregon çdo natë do që ta vërë në gjumë. Por Mallakastra dhe e gjithë Shqipëria nuk mund të votojnë më për premtime boshe dhe sa për rrugët që janë bërë para shtatë vitesh, ndërkohë që papunësia rritet çdo ditë, çmimet rriten çdo ditë dhe kosto e jetesës bëhet më e vështirë për mallakastriotët dhe të gjithë shqiptarët”, u shpreh lideri i LSI-së.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se miratimi i statusit të naftëtarit do të jetë prioritet kryesor i LSI-së për naftëtarët e Ballshit, të Patosit, të Marinzës e kudo, sepse kanë punuar kanë lënë shëndetin e tyre në të mirë të ekonomisë së të gjithë vendit dhe meritojnë një vëmendje të veçantë. “Ne do ta vëmë në punë Mallakastrën dhe mallakastriotët, sepse ju e doni punën dhe e keni dashur gjithmonë. Sepse ju doni të jetoni me punën tuaj dhe për këtë keni nevojë për mbështetjen e qeverisë.
Ne kemi një plan të qartë për hapjen e vendeve të reja të punës në të gjitha fushat. Në atë të industrisë, të shërbimeve, të bujqësisë dhe të industrisë agropërpunuese, në energjetikë dhe unë jam shumë i bindur që me LSI-në, Mallakastra do të gjallërohet, do të zgjohet më shpejt në mëngjes, sepse kanë ku të shkojnë njerëzit në mëngjes: do të shkojnë në punë. Shqetësimi ynë është punësimi i mallakastriotëve dhe i shqiptarëve, sidomos i të rinjve dhe të rejave që vrasin kohën jo për faj të tyre nëpër kafene dhe nëpër loto. Ndërsa shqetësimi i Saliut është si të mos lëshojë karrigen, por ne e kemi zgjidhur edhe këtë punë, do t’ia japim me vete ta marrë karrigen në shtëpi .
Sipas z. Meta LSI ka planin e saj për zhvillimin e vendit. “Ne kemi planin tonë, të cilin aktivistët tanë do ta shpërndajnë në çdo familje dhe që unë ju ftoj ta lexoni. Ne do të bëjmë taksë zero për pagat deri në 35 mijë lekë të reja. Edhe heqja e taksës që bëri Saliu për pagat deri në 30 mijë lekë para pak kohësh ka qenë një insistim i yni dhe ka qenë në planin për veprim të LSI-së që në 2009-n. Për pagat nga 35 mijë lekë deri në 50 mijë lekë të reja do të paguhet tatimi, jo mbi të gjithë pagën, por vetëm për diferencën nga 35 mijë deri në 50 mijë lekë të reja.
Për çdo të ri dhe të re që nuk ka një eksperiencë pune, që merret në punë nga një biznes do të subvencionohet një pjesë e pagës deri në 6 muaj në mënyrë që të ulim koston për formimin profesional në interes të biznesmenit apo sipërmarrësit.
Shqipëria i ka të gjithë mundësitë që, jo vetëm të gjithë mallakastriotët dhe të gjithë shqiptarët të punojnë, por ka mundësinë që të presë edhe emigrantët që të punojnë në Shqipëri, sepse ka një pozitë gjeografike të jashtëzakonshme
Por për të thithur këto investime, për të tërhequr këto fabrika është shumë e rëndësishme që ne të ndërtojmë parqe industriale dhe zona të lira ekonomike, në mënyrë që t’u themi ja ku e keni energjinë, ja ku e keni ujin, ja ku e ke rrugën ja ku e ke dhe një agjenci që të bësh të gjitha veprimet e mundshme doganore dhe tatimore në një vend, mos paguaj taksat vetëm hap vende të reja pune.
Z. Meta tha se “T’i japim mundësi gjithë popullit të shkojë në votime, t’i japim mundësi të gjithë Mallakastrës dhe gjithë Shqipërisë që pas 23 qershorit njerëzit të marrin frymë lirisht dhe të fillojmë të punojmë për të zhvilluar Mallakastrën, për të gjallëruar industrinë e naftës, që në punojë edhe ajo rafineria që më shumë rri mbyllur se sa rri hapur.
Që të mbështetet edhe bujqësia, se thotë që ka bërë hatanë për bujqësinë, kur 7 milionë dollarë është fondi për subvencionimin, ju e kuptoni se çfarë do të thotë. I bie nga 2 dollarë për person në vit apo maksimumi 15 dollarë subvencioni në vit për çdo fermer. Këto janë gjëra qesharake kur Maqedonia që është më e vogël se Shqipëria e ka disa herë më shumë fondin.
Duke përfunduar kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se-"Nuk ka asnjë parti që e ka mbrojtur dhe e mbron Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare hapur dhe me krenari si LSI-ja. Dhe ngjyrën e kuqe e kemi për krenari dhe do ta mbajmë gjithnjë të kuqe, sepse simbolizon gjakun dhe sakrificat e dëshmorëve në të gjitha kohërat dhe për Mallakastrën sakrificat e tyre kanë qenë dhe mbeten të lavdishme dhe të pacenueshme. Sepse ju jeni pasardhës të Dervish Hekalit, të Dino Kalenjës, të Ramiz Aranitasit e dhjetëra e dhjetëra heronjve dhe dëshmorëve që kanë dhënë shumë për lirinë e Shqipërisë dhe që më 23 qershor me votën tuaj do t’i jepni një çlirim të jashtëzakonshëm të gjithë popullit shqiptar në mënyrë që të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me Evropën. Fitore Ardian Alushit dhe LSI-së në Mallakastër”, përfundoi fjalën e tij në takimin e zhvilluar në qytetin e Ballshit, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
(m.a/BalkanWeb)