E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ndal Hajnisë”, të enjten protestë në 6 qytete

Grupi i Qytetarëve të Organizuar u ka bërë thirrje të gjithë qytetarët të Kosovës të dalin në protestë me 25 prill, duke filluar nga ora 12:00 në të gjitha qytetet kryesore të Kosovës me moton “Ndal Hajninë”.

“Qytetarët e Kosovës organizuan protestat kundër hajnisë në KEK që preku direkt në xhepat e tyre. Këto protesta vazhduan kundër hajnisë së përgjithshme dhe mungesën e llogaridhënies nga institucionet përkatëse. Që nga protesta e fundit e 12 prillit, qytetarë, përfaqësues të OJQ-ve, sindikalistë dhe grupe studentore u mblodhën disa herë për të diskutuar vazhdimin e aktiviteteve dhe koordinimin e kërkesave arritja e të cilave që do ti sjelltë qytetarëve të Kosovës një jetë më të dinjitetshme në një shtet pa hajni”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Grupi i Qytetarëve të Organizuar.

Lokacionet e caktuara të protestave në komunat e Kosovës janë:

Prishtinë: Marshi KEK-Qeveri.
Prizren: Te Shadërvani.
Pejë: Qendra e qytetit.
Ferizaj: Sheshi i qytetit.
Gjakovë: Parku i Qytetit-Kuvendi Komunal.
Mitrovicë: Sheshi Mehë Uka, para shtëpisë së mallrave. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›