E Diel, 1 Nëntor 2026

Për të pestin vit në Kosovë, projekti “Mësoni për BE-në në një ditë”

Për të pestin vit, Zyra e Bashkimit Evropian/Përfaqësuesi Special i BE-së është duke organizuar projektin “EU-Teach-A-Day” (Mësoni për BE-në në një ditë) në Kosovë.

Për një muaj, ambasadorë evropianë nga vendet e BE-së si dhe zyrtarë të BE-së të pranishëm në Kosovë do të vizitojnë shkollat në mënyrë që t’i angazhojnë nxënësit kosovarë në diskutime rreth Evropës. Projekti “EU-Teach-A-Day” është një iniciativë e Zyrës së BE-së/PSBE-së në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë. Në vitet e kaluara, mbi 65 shkolla janë vizituar në gjithë Kosovën, duke arritur kështu te një numër prej rreth 2500 nxënësish.

Gjatë një muaji, diplomatët dhe zyrtarët e BE-së do të vizitojnë 20 shkolla fillore dhe te mesme të Kosovës. Kjo iniciativë përshtatet shumë mirë me moton e këtij viti evropian të qytetarëve: "Është për Evropën, për ju. Bëhuni pjesë e debatit!" Bisedimet janë një shansë për nxënësit e Kosovës që të diskutojnë mundësitë dhe sfidat e Kosovës dhe BE-së në procesin e integrimit evropian me përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së dhe prezentë të BE-së në Kosovë.

Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE-së/PSBE tha:

“Me këtë iniciativë, ne dëshirojmë që të inkurajojmë të rinjtë kosovarë që të kenë një rol aktiv në të ardhmen evropiane të Kosovës, si të tillë që do të vendosin se çfarë shtegu do të ndjekë Kosova në të ardhmen. Në këtë mënyrë, gjenerata e re, si forcë drejtuese e modernizimit të vendit do të zë një rol aktiv në ndërtimin e të ardhmes evropiane të Kosovës."

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, vuri në duke se “Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është duke vazhduar me procesin e reformimit përmes krijimit të një sistemi arsimor që plotëson kërkesat dhe standardet evropiane. Ne kemi për qëllim përmirësimin e cilësisë në arsim, duke arritur kështu një qëllim, që është po ashtu qëllimi i miqve tanë ndërkombëtarë – që të rinjtë tanë të arsimuar të jetë pjesë e famijes së madhe evropiane".
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›