Gauck apelon për njohje të Kosovës

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, ka shfaqur dëshirën që të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës të tregojnë gatishmërinë për të njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton Rel
“Për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës, integrimi në komunitetin ndërkombëtar jep impulse të rëndësishme”, ka thënë Gauck para Këshillit të Evropës, transmetojnë mediat serbe.
Ai ka thënë se njerëzit në Kosovë dhe Bjellorusi kanë të drejtë të ndajnë vlerat e Këshillit të Evropës dhe të drejtësisë evropiane, kur është në pyetje mbrojtja e të drejtave të njeriut.
Presidenti gjerman po ashtu ka theksuar se në Evropë nuk duhet të ketë standarde të dyfishta, kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut.Pesë vende të Bashkimit Evropian, në mesin e tyre: Sllovakia, Greqia, Qiproja, Rumania dhe Spanja, nuk e njohin ende shtetësinë e Kosovës./Indeksonline/