Përleshje në Irak, 26 të vrarë

Së paku 26 njerëz kanë humbur jetën kur forcat irakiane të sigurisë janë përleshur me protestuesit, shumica myslimanë sunitë, pranë qytetit Kirkuk, raporton Rel
Përleshjet kanë shpërthyer pasi policia ka bastistur një kamp të protestuesve anti-qeveritarë.Burimet ushtarake thonë se shumica e të vrarëve janë protestues, por numri i saktë nuk është ende i qartë.Ministria e Mbrojtjes ka thënë se trupat ushtarake kanë reaguar në përgjigje të një sulmi nga persona të armatosur në kamp.
Por, protestuesit thonë se kanë qenë të paarmatosur kur ushtria ka hapur zjarr.
Myslimanët sunitë kanë protestuar me muaj të tërë kundër qeverisë së kryeministrit Nuri al-Maliki dhe kanë akuzuar qeverinë shiite për shkelje të të drejtave të komunitetit të tyre./Indeksonline/