E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderë për të afërmit e Kuqit

Familjeve me mbiemrin Kuqi nga Suhareka ia ka dashtë më tender në këtë komunë. Dy tenderët e fundit që ka dhënë Komuna e Suharekës deri më tash, pronarët e firmave fituese janë kushërinj të kryetarit, Blerim Kuqi.
E, kryetari Kuqi thotë se Ligji i Prokurimit Publik është i hapur për të gjithë. Ai thotë se nuk i ka aq të afër fituesit.

Më datë 19 dhjetorë 2012, prokurim i Zyrës së Komunës së Suharekës ka shpallë fitues kompaninë nga Suhareka “Favor Ing”, që për pronar ka Safet Kuqin dhe Halil Bytyqin. Kontrata është nënshkruar me 27 dhjetorë, në vlerë prej 129,638.80 euro. Titulli i tenderit është “Ndërtimi i sallës se edukatës fizike shk.fill. “Shkëndija” në Suharekë” , ndërsa në garë për të kanë qenë 7 kompani.

Një ditë më pas, më datë 20 dhjetorë tenderin “Furnizim me dhurata për Vitin e Ri”, e ka fituar një tjetër kushëri i kryetarit Kuqi, Arben Kuqi, me kompaninë e tij “Beni”. Vlera e kontratës ka qenë deri në 10 mijë euro.
Që nga data 20 dhjetor 2012 Komuna e Suharekës nuk ka bërë më njoftim për dhënie kontrate. Ndërkohë, shefi i Zyrës së Prokurimit i cili nënshkruan kontratat për Komunën e Suharekës është, Bujar Kuçi, kushëri i kryetarit qe menaxhon më komunën.

Por, i pari i Suharekës, Blerim Kuqi, tha për Indeksonline, se nuk i ka të familjes së ngushtë asnjërin prej fituesve të tenderit. Ai tha se edhe po ti kishte bashkëfamiljar, Ligji i Prokurimit Publik është i hapur për të gjithë, dhe nuk ia mohon askujt të drejtën që të garojë për tender.
“Safetin e kamë nja 7 faqe larg, ndërsa Arbenin nja 900 vjet. Kjo nuk ka asnjë lidhje me tenderët. Megjithëkëtë, tenderët janë të hapur dhe mund të garojë kush të dojë. Fituesi shpallët mbi normat e Ligjit të Prokurimit Publik. Kush i plotëson kushtet e tenderit, ai shpallët fitues”, tha Kuqi./M.B /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›