E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Neue Zürcher Zeitung” për Edi Ramën: Politika si art konceptual

TIRANE - Gazeta "Neue Zürcher Zeitung" portretizon në numrin e së martës figurën e re drejtuese të Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama.

"49-vjeçari është 20 vjet më i ri se armiku i tij kryesor prej disa vitesh, Sali Berisha dhe i përket një brezi te ri politikanësh. Ish-lojtari i basketbollit, që ia doli të ngjitet deri në kombëtaren shqiptare, dallohet me shtatin e tij të lartë nga masa e politikanëve shqiptarë. Edhe e shkuara e tij si piktor nuk është tipike. Rama u angazhua në protestat e studentëve kundër nomenklaturës, e cila pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha mori të gjithë pushtetin në dorë, por i deziluzionuar nga politika ai iu kthye artit, fillimisht si docent, pastaj si piktor në Paris", - shkruan autori i artikullit Thomas Fuster.

"Politikën, Rama e përshkruan me fjalë të tjera si "stadi më i lartë i artit konceptual". Joshja prej pushtetit e bëri Ramën të kthehej në vitin 1998 në vendlindje duke ndjekur ofertën e Fatos Nanos për t'u bërë kryeministër. Por fuqi politike, bohemi fitoi pas zgjedhjes si kryetar bashkie i kryeqytetit. Për ripërtëritjen e Tiranës, Rama u lëvdua nëpër botë”,- vijon artikulli.

(er.nu/DW/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›