“Njëtrajtshmëri” me çmim të lartë
Gjatë transmetimit të të gjitha seancave gjyqësore të Kolegjit Zgjedhor për t’u dhënë përgjigje ankimeve të subjekteve elektorale, ajo që u ka rënë në sy tërë qytetarëve tanë, pavarësisht nëse këta ‘bluajnë’ në mendje çfarë thuhet e çfarë përfundimesh nxirren në këto seanca, ka të bëjë me faktin që në podium janë dukur të njëjtat fytyra, si edhe pas zgjedhjeve të 2009-ës: një bionde dhe një brune, një me mjekër dhe një me syze, një e shkurtër dhe një i gjatë... Kjo pamje nuk do të shkaktonte asnjë shqetësim, sepse edhe gjyqtarët njerëz janë, po të mos ndjehej njëtrajtshmëria e tyre, sidomos në mënyrën e të shprehurit të vendimeve që kanë marrë. Njëtrajtshmëria e tyre ka çmim tepër të lartë, si ato ëmbëlsirat me forma dhe ngjyra të ndryshme, që janë të mbrujtura nga i njëjti brumë. Dhe kështu, me të njëjtën shije dhe lehtësi kapërdije kënaqin oreksin e atyre, që janë mësuar dhe nuk nginjen me to.
Gjatë transmetimit të të gjitha seancave gjyqësore të Kolegjit Zgjedhor për t’u dhënë përgjigje ankimeve të subjekteve elektorale, ajo që u ka rënë në sy tërë qytetarëve tanë, pavarësisht nëse këta ‘bluajnë’ apo jo në mendje çfarë thuhet e çfarë përfundimesh nxirren në këto seanca, gjithashtu ka të bëjë me faktin tjetër, prej podiumit të njëjtat buzë kanë nxjerrë disa fjali të shkurtra në trajtat e vendimeve të rëndësishme, që të kujtojnë një rregull të hershëm “Parler sans accent”. Pra, të flasësh pa theks, çka synon t’ua lërë të tjerëve mundimin për të gjetur fillin e asaj që është dashur të thuhet. Dhe, meqë ky veprim bëhet zakonisht i ngadaltë, diskutimi shkon më tej, derisa gjithçka të ketë përfunduar, duke lënë me gojë hapur dhe të zhgënjyer mijëra, dhjetëramijëra, qindramijëra njerëz.
Gjatë transmetimit të të gjitha seancave gjyqësore të Kolegjit Zgjedhor, për t’u dhënë përgjigje ankimeve të subjekteve elektorale, më së fundi tërë qytetarët tanë e kuptuan që gjyqtarët e këtij Kolegji, herë cazë më shpejt dhe herë cazë më vonë, nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë përmendur disa numra dispozitash ligjore, pa treguar përse janë mbështetur te këto dispozita në marrjen e vendimeve të tyre. Dhe, kjo ka lënë me gojë hapur e të zhgënjyer mijëra, dhjetëramijëra, qindramijëra njerëz. Çështja nuk është kaq e thjeshtë, sepse ndonëse në vendimet e gjykatave tona shënohet që ato jepen “në emër të Republikës”, këto të fundit kanë lënë të kuptohet që janë dhënë në emër të dikujt tjetër, nga i cili mund të vijë edhe miklimi, edhe kërcënimi, për të mos u rrezikuar në asnjë rast pushteti personal dhe i kastës së vet.
Të shpjegohemi. Një nga të drejtat themelore të njeriut garantuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ‘e drejta e mbrojtjes në procesin gjyqësor’ pra, drejtpërsëdrejti lidhet me zbatimin e parimit që i detyron gjykatat të japin vendime të arsyetuara. Vetëm në sajë të arsyetimit të vendimeve gjyqësore, palët e interesuara kanë mundësi të njohin shkallën e gjykimit të përmbushur nga gjyqtari, duke iu dhënë kështu mundësia që të kundërshtojnë vendimet gjyqësore me kundërargumentet e tyre, nëpërmjet mjeteve të parashikuara nga ligji. Prandaj, neni 141/1 i Kushtetutës urdhëron “Vendimet gjyqësore duhet të jenë të arsyetuara”. Ky parim i procesit të dhënies së drejtësisë, lidhet edhe me disa parime të tjera të ushtrimit të pushtetit gjyqësor, në përmbushje të një garancie të drejtpërdrejtë për realizimin e të drejtave dhe lirive kushtetuese të qytetarëve. Dhe, kur flitet për arsyetim të vendimeve gjyqësore, fjala nuk bie vetëm për vendimet përfundimtare, por edhe për ato të ndërmjetme, për të cilat gjykata duhet të shprehë shkaqet dhe arsyet përse i ka marrë.
Në praktikën e ndjekur deri tani prej Kolegjit Zgjedhor, gjatë gjithë veprimtarisë së tij pas zgjedhjeve të 8 majit, sikur është kthyer në normë shpallja e vendimeve, nëpërmjet dhe vetëm përmendjes së dispozitivit, duke i lënë kohë arsyetimit një afat prej 3 ditësh, në mbështetje gjoja të Kodit Zgjedhor. Po, vërtet Kodi Zgjedhor e përcakton një afat të tillë, që mund të quhet ligjor. Por, ai ka të bëjë me atë që quhet ‘zbardhje të vendimit’, çka në raste të jashtëzakonshme mund të bëhet sipas Kodit të Procedurës Civile edhe brenda 10 ditëve. Kjo masë merr kuptim vetëm në sajë të faktit që këto vendime janë të arsyetuara. Përndryshe, as ‘zbardhja’ dhe as publikimi i tyre nuk do të kishin asnjë interes. Prandaj, në të gjitha shtetet demokratike, në SHBA dhe në Europë, gjyqtarët ndodh të kyçen edhe me ditë të tëra, pa u lejuar asnjë kontakt me faktorë të jashtëm, për ta arsyetuar objektivisht dhe plotësisht vendimin përkatës, përpara se ta shpallin dhe publikojnë atë.
Mirëpo, gjithçka që është shprehur gjatë këtij procesi ankimor në veprimtarinë e Kolegjit tonë Zgjedhor, të kundërtën tregon. Arsyetimet e vendimeve nuk janë shqiptuar gojarisht, por vetëm pas disa ditëve në formate të shkruara, kur gjyqtarët kanë qenë larguar dhe gjezdisur nga mjediset e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Gjithashtu, Kolegji Zgjedhor në përfundim të shqyrtimit të fundit gjyqësor, për shembull, vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës së paditësit Partia Socialiste, anulimin e vendimit nr. 827 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për pikat 2 dhe 3, ku bëhet fjalë për rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 161 dhe 162 të subjektit PS etj. Mirëpo, jurisprudenca kushtetuese, si edhe praktika gjyqësore e kanë bërë të qartë se, gjykata është e detyruar, që në vendimet e saj t’u përgjigjet me arsyetim të gjitha kërkesave që shtron pala paditëse në kërkesëpadi, në kërkesën ankimore apo në rekursin përkatës. Ajo nuk mund t’i kalojë në heshtje këto kërkesa, edhe atëherë kur i rrëzon ato.
E pra, nga të gjitha planet, detyrimi i gjykatës për arsyetimin e vendimeve, vështrohet i lidhur ngushtë me ushtrimin e detyrës kushtetuese për një proces të rregullt gjyqësor, mosrespektimi i së cilës ka konsekuenca ndonjëherë mjaft të kushtueshme dhe të dëmshme. Njëherazi, kjo që ka ndodhur gjatë këtij muaji me Kolegjin Zgjedhor e ka paraqitur trupën e gjyqtarëve të tij, jo vetëm aspak të gatshme (apo të aftë) për të përmbushur detyrat e caktuara brenda një pushteti të paanshëm, por rrjedhimisht edhe të varur nga kasta qeveritare. Ky konstatim nuk mund të mbetet kurrsesi abstrakt, përderisa faktet e shtruara gjatë këtyre ditëve e javëve mbeten kokëforta dhe indinjuese. Sepse, idealet e lirisë dhe të barazisë nuk mbrohen thjesht me podiume tribunalesh, por me qëndrime asnjanëse dhe të rrepta ndaj sulmeve të oportunizmit, të volive të çastit, të gërryerjes së shkeljeve, të përbuzjeve dhe talljeve të atyre që nuk u përshtaten dhe nuk u leverdisin parimet e përgjithshme.
Këto rreziqe, sidomos ato të shprehura së fundmi, janë me të vërtet të frikshme, që vënë nën pikëpyetje të madhe funksionimin e pushtetit gjyqësor në brendësi të tij. Sepse, njëllojshmëria përpara ligjit, ky parim sa universal, aq edhe konkret e real, me të cilin mburret shteti i së drejtës pushon së qeni, kur përdoret si njëllojshmëri e shtypjes ndaj atij që kërkon të mbajë padrejtësisht, nën thundër, me çdo çmim dhe në çdo kohë tërë gamën e pushteteve. Ndërkohë që interesi shoqëror, të cilit i shërben simetria dhe siguria, pa dyshim që duhet të baraspeshohet me interesin shoqëror, të cilit i shërben drejtësia dhe barazia.
Në këto radhë u përqendruam vetëm në elemente, më së shumti të planit procedural. Por që, edhe si të tilla e denoncojnë mosrespektimin e tyre, ndërgjegjësisht apo edhe nëndërgjegjësisht, për bashkëfajësi të atyre që duhet të dënojnë fajësitë.