Papa Benedikti XVI mbush 85 vjeç
“Po përshkoj pjesën e fundit të jetës sime”.
Me këto fjalë ka nisur fjalën e tij Josef Ratzinger. Papa Papa Benedikti XVI ka vijuar duke thënë: “nuk e di se çfarë më pret, por di që drita e Zotit është aty”.
Në ditën e lindjes së tij Papa ka ndarë me të pranishmit analizën e tij mbi egzistencën, dhe ka ndarë me ta tre sinjalet që i kanë treguar që në fillim rrugën e tij.
“Po përshkoj pjesën e fundit të jetës sime dhe nuk e di se ç´më pret, por di që drita e Zotit është aty, di që Ai u ringjall dhe se mirësia e Zotit është më e fortë se çdo e keqe e kësaj bote”.
Me këto fjalë të forta të thëna në gjermanisht Papa Benedikti XVI, ka shprehur ndjenjat e tij. Gjatë këtij takimi me përfaqësues të Kishës Katolike gjendej dhe një delegacion nga Bavaria, vendlindja e Ratzinger.
Në fjalimin e tij shumë personal Papa u ndal dhe në tre shenjat të cilat tregojnë rrugën e tij. Me këtë rast ai ka folur për këto “shenja” siç ishin dita e lindjes së tij e cila përkon me ditëlindjen e një shenjtore dhe një shenjti francez, dita e ditëlindjes dhe e pagëzimit të tij kishin koinçiduar me Të Shtunën e Shenjtë, “dita e heshtjes së Zotit”.
Papa ka folur më tej për dhuratën e jetës dhe rëndësinë e pagëzimit, duke parashtruar dhe një pyetje; nëse, jeta biologjike që është gjithnjë një dhuratë, bëhet me të vërtetë një dhuratë e bukur kur garanton se është mirë të jesh njeri.
Gjatë kësaj ceremonie ka qenë i pranishëm edhe vëllai i Josef Ratzinger, Georg.
(ar.si/BalkanWeb)