KfW: Zhbllokoni interkonjeksionin
TIRANE-Në fillim të vitit 2012- të, procedurat e tenderit për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë me kapacitet 400 KW konsiderohen tërësisht të rregullta e të përfunduara nga ana e KfW-së, banka gjermane e cila ka marrë përsipër financimin e projektit.
Në një letër dërguar për ministrin e Financave, Ridvan Bode, pasi thekson vlefshmërinë e tenderit, banka gjermane kërkon të dijë përse nuk nisin procedurat për zbatimin e projektit. Letra u drejtohet qeveritarëve të lartë shqiptarë në përgjigje të një letre të dërguar më parë nga ministri i Financave, ku bankës gjermane i kërkohet anulimi i tenderit për linjën e koneksionit Shqipëri-Kosovë. "Për sa i përket linjës së transmetimit 400 KW Shqipëri-Kosovë, do dëshironim të sillnim në kujtesë se për tenderin e kryer në përputhje të plotë me procedurat e nënvizuara në Marrëveshjen e Posaçme të Huasë dhe Marrëveshjes së Projektit që mban datën 28 dhjetor 2009-të, në bazë të Marrëveshjes së Posaçme, agjencitë përgjegjëse për implementimin e projektit, OST dhe KOSTT, janë përgjegjëse për tërë procedurën e prokurimit, që nga thirrja për tender deri te shlyerja e kontratave për punimet dhe furnizimet. Në cilësinë e financuesit, KfW monitoron së afërmi procesin e tenderimit, duke respektuar besnikërinë ndaj procedurave mbi të cilat është rënë dakord në Marrëveshjen e Posaçme dhe 'pa pasur rezerva' mbi disa pika kyçe të saj".
Më poshtë, në letrën drejtuar ministrit të Financave, Kryeministrit dhe ministrit të Energjetikës, KfW vëren se është vënë në dijeni të opinioneve të të dy subjekteve lidhur me projektin dhe se "nuk ka pasur nga ana e tyre objeksione lidhur me dokumentacionin teknik të tenderimit për një projekt kaq kompleks më 9 nëntor 2010-të". Banka sqaron në dokument edhe procedurën e tenderimit: "Vlerësimi i konkurrentëve u krye përmes procedurës me 3 zarfe (postkualifikimi, vlerësimi teknik dhe financiar). Agjencitë, të asistuara nga një konsulent ndërkombëtar, vlerësuan konkurrentët dhe OST-ja pranoi zyrtarisht rezultatet: vlerësimin teknik më 22 gusht 2011 dhe vlerësimin financiar më 20 shtator 2011".
Tenderi
Pas procedurave të rregulla të tenderit, ku morën pjesë disa kompani të njohura në këtë fushë, u shpallën 2 kompani finaliste. "DALEKOVOD" (Kroaci) dhe "ENERGO INVEST" (Bosnje- Hercegovinë). Kompania e parë, "DALEKOVOD", ka përfunduar me sukses dhe linjën e transmetimit të energjisë Elbasan - Podgoricë, me një kapacitet po ashtu 400 KW. Pas vlerësimit nga komisioni i tenderit, ku merrnin pjesë OST, KOSTT, si dhe konsulenti gjerman "Intech Gopa", u shpall fituese kompania "DALEKOVOD".
Pasi nënvizon rrjedhën më se normale të procedurave deri në këtë pikë të procesit, KfW u bën me dije qeveritarëve shqiptarë, se nuk mundet të rishikojë procedurat e fituesit të tenderit, sipas kërkesës së qeverisë shqiptare. "Në bazë të informacionit të sqaruar përmes paragrafëve të mësipërm, është mëse e qartë se KfW nuk mund të marrë përsipër rishikimin e procedurave të p[përzgjedhjes së konkurrentit fitues, siç ju na kërkoni në letrën tuaj". Banka vëren nga ana tjetër, se as ligji shqiptar mbi Prokurimet Publike dhe as metodika e KfW-së nuk lejojnë shfuqizimin e një tenderi të rregullt, apo ndryshimin e rregullave pas zhvillimit të tij. "Nëse agjencitë do të vendosin të anulojnë tenderin, trembemi se këto agjenci do të përballen me humbje të reputacionit",- vëren banka gjermane. Kjo, me shumë gjasa, sipas bankës, do të pasohej nga një tender i parregullt me pak konkurrueshmëri, me shumë gjasa edhe me humbje financiare, pasi kompanitë që kishin shpenzuar një herë për tenderin e parë, zor të mbanin kuota të njëjta humbjesh edhe për të dytin. Banka vlerëson gjithashtu se këtu duhen mbajtur parasysh edhe kostot shtesë që do duheshin për kompaninë konsulente, në një kohë që projekti do të vonohej së paku 6-8 muaj.
"Si përfundim, procedurat e tenderit, përfshi kriteret e selektimit janë përcaktuar nga agjencitë. Rezultatet e vlerësimit - rrjedhojë e procedurave të paracaktuara - nuk mund të kontestohen. Në këndvështrimin tonë, agjencive, dhe veçanërisht OST-së, u del detyra të përmbushin përgjegjësitë lidhur me procesin e tenderimit dhe të marrin vendime lidhur me hapat e mëtejshëm".
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)