E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni Protesta te dhunshme ne qender te Shkupit

Grupe maqedonasish te rinje kane protestuar ne menyre te dhunshme te henen ne qender te Shkupit duke hedhur gure dhe sende te forta kunder policise speciale.

Rreth treqind protestues u mblodhen para selise se qeverise se Maqedonise duke hedhur parrulla antishqiptare.

Demonstruesit nuk kishin paralajmeruar tubimin e tyre sic duhet vepruar ne raste te tilla. Ata ishin kryesisht pjesetare te tifozeve te njohur si komitet qe njihen per incidente dhe retoriken fyese kunder shqiptareve.

Te organizuar permes rrjeteve sociale sipas njoftimeve nga policia ata kane thyer disa xhama te ndertesave qeveritare kane lenduar me gure tre-kater police me pas jane perpjekur te kalojne ne carshine e vjeter apo ne sheshin Skenderbe i frekuentuar me se shumti nga shqiptaret per tu perleshur me ta. Por policia i ka bllokuar dhe zmbrapsur nga ky synim.

Policia eshte detyruar te perdore edhe force kunder protestuesve te dhunshem. Jane ndaluar dhe marre ne pyetje te pakten dhjete protesues maqedonas.

Forcat e rendit kane qendruar ne kete zone per te siguruar rendin edhe pasi demonstruesit u shperndane.

Ministria e Brendeshme e Maqedonise ka porositur qytetaret qe te manifestojne ne menyre paqesore dhe jo me akte te dhunshme.

Shkaku i protestave ishte vrasja e pese maqedonasve para pak ditesh ne afersi te liqenit te Hekuranes se Shkupit. Nje pjese e maqedonasve radikale mendojne se autore te ketij akti jane shqiptaret edhe pse nuk ka elemente nga procesi i hetimeve qe do ta mbeshtesnin kete akuze.

Protesta jane mbajtur edhe ne qytetin e Velesit ku nuk njoftohet per ndonje incident fizik pervec thirrjeve neper rrjetet sociale per tu tubuar dhe asimiluar shqiptaret dhe per te djegur xhamine e qytetit. Ne kete qytet ka nje pakice te vogel shqiptaresh. Por ne dy - tre fshatra prane qytetit jetojne shqiptare.

Komuniteti nderkombetar po e ndjek me vemendje gjendjen ne Maqedoni nderkohe qe ben thirrje per qetesi dhe per hetime te plota te vrasjes se pese personave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›