E Diel, 1 Nëntor 2026

“Remzi Hoxha” shtyhet seanca për mungesë të dëshmitarëve

TIRANE- Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku po gjykohen autorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha 14 vjet më parë, është shtyrë sërish sot procesi gjyqësor.
Shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e dëshmitarëve. Seanca nisi normalisht me diskutimin e pyetjeve të Prokurorisë që do ti drejtoheshin me letërporosi një prej të rrëmbyerve, Loshaj që ndodhet jashtë vendit.

Një prej avokatëve nxorri pretendimin se duheshinriparë pyetjet, pasi ishin shumë sugjestionuese. Trupi gjykues mirëpriti këtë pretendi dhe kërkoi thirrjen e dëshmitarëve.
Shtyrja e proceseve të rëndësishme gjyqësore tashmë është shndërruar në një problem për drejtësinë. Mugesa e avokatëve mbrojtës, gjyqtarëve apo edhe si në rastin e fundit mungesa e dëshmitarëve do të thotë të mbeten pezull disa prej proceseve më të mëdha në vend.
Mungesa e avokatëve ka penguar dhe Ministrinë e Drejtësisë të ndërmarrë dhe nisma ligjore për të ndryshuar ligjin e avokatisë, i miratuar në kuvend vetëm një vit më parë.
Sipas argumentave të dhënë nga ministri Nishani, ideja është që me ligjin e ri të përcaktohen dy grupe avokatësh për një cështje.
Shtyrja e gjyqeve ka sjellë dhe reagimin e presidentit Topi, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë i cili ka bërë thirrje që proceset të mos zvarriten nga asnjëra palë, qoftë mbrojtja apo akuza.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›