E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mos rrisni çmimin e energjisë, efekt negativ

03/11/2009  BSPSH, apel qeverisë nga Shkodra

SHKODER- Kryetari i BSPSH-së, Gëzim Kalaja, ka bërë të ditur se sindikata që ai drejton në asnjë moment nuk do të pajtohet me rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kreu i kësaj sindikate të pavarur i kujton nga Shkodra, Kryeministrit Sali Berisha tha se rritja e çmimit të energjisë do të sjellë menjëherë rritjen e çmimeve dhe të një sërë artikujsh të domosdoshëm ushqimorë, pa harruar dhe artikujt e tjerë. Ndërkohë numri 1 i BSPSH-së, Kalaja, thekson se në kongresin e 5-të të kësaj sindikate, të vetëm pak muajve më parë është hartuar një listë me kërkesa drejtuar qeverisë dhe presin realizimin e plotë të tyre. Sipas Kalasë, në rast se qeveria nuk do i marrë parasysh, atëherë BSPSH-ja do të fillojë një lëvizje të fuqishme të të gjithë punonjësve dhe intelektualëve, qofshin këta anëtarë ose jo të sindikatës. Kreu i BSPSH-së Kalaja theksoi se protestat do të fillojnë menjëherë pasi të jenë ezauruar diskutimet me qeverinë. Nga Shkodra, Gëzim Kalaja, bëri të ditur dhe pikat që ka kërkuar për t’u realizuar nga qeveria. Sipas Kalasë, pika kryesore lidhet me kundërshtimin ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike, pasi pritet që vitin që vjen të rritet në masën 23%. Një pikë tjetër e rëndësishme është rritja e pagës minimale nga 17 mijë lekë në 20 mijë lekë gjatë vitit të parë të mandatit të kësaj qeverie, për të vijuar më pas me kërkesën e reflektimit të inflacionit në pagat buxhetore dhe jo buxhetore. Njëkohësisht BSPSH-ja kërkon që qeveria brenda mandatit të saj të rrisë në masën 50% pagat e punonjësve të arsimit dhe të shëndetësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›