Bie makina në greminë, 1 i vdekur, 2 të plagosur
SKRAPAR-Aksident me vdekje dhe të plagosur në Skrapar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur një mjet tip kamiopn i cili transportonte pllaka guri ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Bari i butë” në fshatin Novaj të Skraparit, duke rënë disa metra në greminë, duke i shkaktuar vdekjen 42 vjecarit, Agron Spahiu, dhe plagosjen e Lirim Bazes dhe dretjuesit të mjetit, Ilir Camo. "Rruga super malore, dhe e pashtruar, e klasifikuar si e kategorisë së 7-të, duke shtuar këtu edhe pakujdesinë në drejtimin e mjetit janë bërë shkak për aksidentin e rëndë", sipas burimeve policore. Ende nuk është e qartë nëse vdekja e 42 vjecarit ka ardhur si pasojë e zënies poshtë nga kamioni, apo nga pllakat e gurit të cilat kanë lëvizur gjatë përmbysjes së tij.
Dy të plagosurit e tjerë janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshem.
(d.b/News24/BalkanWeb)
Dy të plagosurit e tjerë janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshem.
(d.b/News24/BalkanWeb)