E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna Hoçisht, 6 vjet pa KRRT

03/11/2009  Ndërtimet pa leje nxisin konfliktet mes banorëve

Kërkohet delegimi në nënprefekturën Hoçisht.

DEVOLL- Duke filluar nga viti 2003 e deri më sot ( për 6 vjet me radhë) KRRT-ja e komunës Hoçisht në rrethin e Devollit ka qenë jashtë çdo funksioni. Gjatë kësaj periudhe kohore KRRT-ja e komunës në fjalë nuk është mbledhur asnjëherë. Për rrjedhojë, në këtë komunë dhe veçanërisht në fshatin Hoçisht u është hapur udha lulëzimit të ndërtimeve pa leje, të cilat njëherazi kanë nxitur edhe konfliktet mes qytetarëve. Mosngritja e KRRT-s apo mosmbledhja e saj ka shqetësuar edhe nënprefekturën e rrethit Devoll, ku ky institucion ka kërkuar të gjendet një zgjidhje: ose të mblidhet KRRT-ja e komunës, ose kjo kompetencë t’i delegohet Këshillit të Qarkut Korçë, ashtu siç është parashikuar edhe në ligj në raste të tilla. Megjithatë, ende nuk ka një shpjegim të qartë se si do të dilet nga kjo situatë e krijuar: nëse KRRT-ja e komunës do të vazhdojë të qëndrojë jashtë funksionimit të saj apo kjo kompetence do të delegohet.

Situata e krijuar në komunën Hoçisht të rrethit Devoll nga mosngritja e KRRT-së është bërë e njohur nga burime pranë nënprefekturës së rrethit Devoll, ku kjo e fundit ka shpjeguar të gjitha shqetësimet që vijnë nga mosfunksionimi i këtij institucioni. Së pari, burimet në fjalë kanë theksuar faktin se ndërtimet pa leje po sjellin konflikte pronësie mes banorëve, të cilat edhe mund të agravohen mes tyre, nëse e drejta nuk shkon te pronari i tokës. Ndërkaq nuk ka asnjë arsye që të lejohet ngritja e një objekti pa marrë më parë lejen nga Këshilli i Rregullimit të Territorit. Ndërkaq (për shkak të KRRT) duhet të hyjë në veprim Policia Ndërtimore për të kryer prishjen e tyre, (dhe kështu do të ndodhë), por rruga më e mirë do të ishte që këto ndërtime të paligjshme të ishin ndalur që në fillim. Megjithatë, e keqja nuk përfundon këtu. Banorët e komunës Hoçisht kanë të drejtën e tyre të ndërtojnë, jo vetëm për të zgjidhur problemet e strehimit, por edhe ato të biznesit bujqësor apo të aktiviteteve të tjera. Ndërsa banorë të kësaj komune dhe veçanërisht ata të fshatit Hoçisht pohojnë se numri i ndërtimeve pa leje është më shumë se 30, drejtues të komunës Hoçisht hedhin poshtë këtë pretendim. Ata pranojnë se ka pasur dhe ka ndërtime pa leje, por ato nuk janë as 30 dhe as më shumë, por kanë qenë vetëm disa, ku për prishjen e tyre është kërkuar ndihma e Policisë Ndërtimore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›