Fier/ Autobusi del nga rruga, 8 të plagosur
Të paktën 8 pasagjerë kanë mbetur të plagosur mëngjesin e së martës, si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Fier- Lushnje.
Një autobus me rreth 50 pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pas përplasjes me një maune.
Autobusi i linjës Tiranë- Athinë, me targa TR 72 14 L u përplas me maunen në fshatin Mbrostar, vetëm pak kilometra larg qytetit të Fierit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forca të shumta të policisë locale, të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e pasagjerëve nga autobusi dhe më pas i kanë shoqëruar për në spitalin e Fierit.
Sipas burimeve pranë bluzave të bardha të Fierit, asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën.
Ndërkohë sipas të dhënave të para hetimore, shkak për aksidentin është një manovër e gabuar e drejtuesit të maunes, veprim që ka kushtëzuar shoferin e autobuzit të bëjë një frenim të detyruar.
Por, sipas policisë aksidenti është ndikuar edhe nga reshjet e shiut dhe një kthesat e rrugës.
Të tjera burime, shtuan se policia ka shoqëruar drejtuesin e maunës, dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.