PS as neser ne Parlament, nuk ndal bojkotin
TIRANE- Grupi Parlamentar Socialist vendos të vazhdojë bojkotin parlamentar edhe në seancën e caktuar të zhvillohet nesër në orën 18.00.
I mbledhur sot në mesditë, një ditë para seancës, grupi PS ka diskutuar mbi bojkotin parlamentar në shenjë proteste ndaj përjashtimit për dy javë nga parlamenti të kolegut të tyre Taulant Balla.
Të enjten e javës së kaluar me parrullën “S’ka votë të lirë, pa fjalë të lire” dhe me shami të zeza në gojë deputetët socialistë protestuan në hyrje të parlamentit shqiptar.
Vendimi për përjashtimin e deputetit Balla u mor pasi në një seancën palamentare, ai akuzoi drejtpërdrejtë për implikim në afera korruptive kryeministrin Sali Berisha dhe njerëz të afërt të tij. Kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli i cilësoi këto deklarata shpifje e trillime. Më 8 prill byroja parlamentare vendosi përjashtimin e deputetit socialist, për një periudhë 15 ditore nga punimet e Kuvendit, për thyerje të etikës parlamentare.
Komuniteti ndërkombëtar vazhdon t'u bëjë thirrje palëve për të gjetur një zgjidhje dhe për t'i dhënë fund kësaj situate.
(s.g/BalkanWeb)