E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy atentate dje ne Tirane dy viktima dhe nje i plagosur

Dy gra janë qëlluar në mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Nje35 vjeçare në Shkoze është vrarë me një plumb në kraharor ndërsa, një vajze e re, Megi Jokiçi 25 vjeç te Komuna e Parisit, ka mbetur e plagosur fillimisht me një plumb nënofull, por më pas ka ndërruar jetë në në Spitalin Ushtarak. Megi dha jetë pak pas mesnatës. I plagosur në ngjarjen e dytë tek Komuna e Parisit ka mbetur Aleksandër Gocaj.
Një i vrarë dhe një i plagosur ishin bilanci pas një konflikti me armë mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja ndodhi në lagjen Komuna e Parisit. Vikitima është Megi Jukiçi, e cila nuk kishte lidhje me ngjarjen. Sipas policisë, Jukiçi ndodhej në automjetin Benz A Class me targa të Tiranës 3134 R, të të fejuarit dhe ishte bashkë me të, kur është goditur nga breshëria që qëllonte ndaj 27-vjeçarit Aleksandër Gocaj.
Ky i fundit dyshohet të jetë konfliktuar me disa persona në ambjentet e një kazinoje. Njëri prej kundërshtarëve, e ka qëlluar me armë automatike duke e plagosur në shpatull. Të njëjtët plumba kanë qëlluar në nofull Jukiçin.
Po sipas policisë autorët kanë hipur në një fuoristradë Toyota me targa të Tiranës 6116 U. Teksa largoheshin me shpejtësi në rrugën Komuna e Parisit për në drejtim të Unazës, fuoristrada është përplasur me dy automjete të tjera.
Autorët kanë braktisur mjetin dhe janë larguar. Shërbimet e Komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës janë vënë në ndjekje të autorëve, por deri në orët e mbrëmjes nuk raportohej të ishte kapur ndonjë prej të dyshuarve. Gjëndja e Jukiçit, ka qenë tepër e rëndë, saqë në raportimet e para të policisë ngjarja deklarohej si vrasje. Vetëm kur ka mbërritur në spitalin Ushtarak, mjekët pavarësisht gjëndjes së rëndë mundën të mbanin në parametrat jetësorë 25-vjeçares. Por pas një ore mjekët njoftuan se e reja ndërroi jetë.
Ndërsa më e mirë paraqitej në spital gjëndja e 27-vjeçarit Gocaj.
Një tjetër 35 vjeçare ka mbetur e vdekur pasditen e së merkurës, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në Shkozë, teksa Elena Basho po kthehej për në shtëpinë e saj. Fillimisht 35 vjeçarja është gjetur nga familjarët, të cilët e kanë dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit në QSUT, pasi kanë dyshuar se kishte probleme me zemrën dhe vetëm pasi u është dorëzuar mjekëve kanë mësuar se 35 vjeçarja ishte qëlluar me armë zjarri. Menjëherë është lajmëruar policia, e cila ka mbërritur në vendin ku është gjetur 35 vjeçarja, por edhe pranë ambjenteve të urgjences së spitalit. Burime konfidenciale pranë policisë bëjnë të ditur se Elena Basho me origjinë nga Gjirokastra, është qëlluar me një plumb në kraharor çka ka rezultuar fatale, pasi dyshohet se plumbi i ka prekur zemrën. Familjarët të tronditur nga ajo çfarë kanë ndodhur kanë deklaruar për policinë se nuk e dinë kush e kishte vrarë vajzën e tyre. Policia përjashton konfliktin në familje, pasi nga dëshmitë e mbledhura Elena Basho nuk ka patur konflikte me bashkëshortin, por as me pjesëtarë të tjerë të familjes. Ndërkohë sipas policisë i çuditshëm është fakti që në vendin ku është gjetur 35 vjeçarja nuk është dëgjuar asnjë e shtënë armësh. Policia e Tiranës merr në pyetje familjarët dhe personat që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërkohë që po vijon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›